• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLOI ME ARMË TË RIUN DHE U ARRATIS/ Arrestohet autori në Bathore! Si ndodhi ngjarja (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

QËLLOI ME ARMË TË RIUN DHE U ARRATIS/ Arrestohet autori në Bathore! Si ndodhi ngjarja (EMRAT)

6 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se është identifikuar dhe është kapur autori i dyshuar i ngjarjes. I plagosuri Elvis Visha ndërkohë ndodhen ende në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai u paraqit mbrëmjen e djeshme, me një plagë të shkaktuar më armë zjarri në zonën e krahut.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Këlçyra”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, Donaldo Bajrami dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij Elvis Visha, duke e plagosur në krah.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur dje, në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar. Identifikohet, kapet dhe vihen në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:

D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri. Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ELVIS DEDAJT/ Dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Zihej me Festim Qolin për një femër! Qoli kishte frikë se e vrisnin
Previous article ARMË ZJARRI, MUNICION LUFTARAK DHE LËNDË NARKOTIKE/ Dy persona përfundojnë në pranga, njëri kishte përshtatur lokalin në...

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT