• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLOI ME 5 PLUMBA/ Si ndodhi ngjarja e rëndë 5 vite më parë, 40-vjeçari i dehur hapi zjarr ndaj prindërve të ish-gruas…
Home
Aktualitet
Kronikë

QËLLOI ME 5 PLUMBA/ Si ndodhi ngjarja e rëndë 5 vite më parë, 40-vjeçari i dehur hapi zjarr ndaj prindërve të ish-gruas…

6 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lulzim Sinaj është ekstraduar ditën e sotme nga SHBA në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim.

Sinaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit në vitin 2021, e kishte dënuar me 25 vite burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Më 13 mars 2017, Lulzim Sinaj pas divorcit me gruan e tij, plagosi me armë zjarri prindërit e ish-bashkëshortes, Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj. Gruaja mori 2 plumba, ndërsa burri 3 plumba në trup.

Sinaj kishte jetuar me bashkëshorten e tij prej disa kohësh (5 vite) në Amerikë. Por në vitin 2016 çifti ishte kthyer në Shqipëri. Pas kthimit, mes tyre nisën edhe konfliktet e mosmarrëveshjet që çuan në divorc.

Sipas burimeve të Policisë, asokohe dhëndri kishte akuzuar prindërit e ish-bashkëshortes si shkaktarët që kishin bindur të bijën për t’i dhënë fund martesës. Natën e plagosjes, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur trokiti në derën e ish-vjehrrit të tij.

Mes tyre pati fillimisht një debat dhe më pas Sinaj, nxori armën duke qëlluar fillimisht ish-vjehrrin e më pas edhe bashkëshorten e këtij të fundit. Plumbave i shpëtoi ish-bashkëshortja, e cila dha alarmin duke kërkuar ndihmën e fqinjëve.

Sinaj u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u arratisur për disa vite deri sa u arrestua në Nju Jork.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË VJEN KEQ QË AI NUK KA QENË I PARI PËR MUA"/ Adelina Tahiri flet për bashkëshortin: Po të lindja sërish...
Previous article PRANOI SE I KA DËRGUAR RUSISË DRONË PARA LUFTËS/ Zelensky akuzon Iranin: Gënjen!

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT