• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLOI DREJT POLICISË/ Arrestohet shqiptari i rrezikshëm: 52-vjeçari vlonjat i dënuar me 12 vite për… (EMRI)
Home
Breaking News

QËLLOI DREJT POLICISË/ Arrestohet shqiptari i rrezikshëm: 52-vjeçari vlonjat i dënuar me 12 vite për… (EMRI)

30 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se në 8 shkurt ka hapur zjarr ndaj efektivëve të skuadrës “DIAS”, të policisë greke.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën Paiania-Makropoulo, ku policia tentoi të ndalonte shqiptarin, por ai nuk i’u bind urdhrit duke hapur zjarr, ndërsa edhe policia i është kundërpërgjigjur, por nga përplasja nuk pati dëme në njerëz.

Sipas autoriteteve greke, mësohet se ngjarja lidhet me tentativën e vjedhjes së kompanisë “ALYKON” në të njëjtën ditë, kompani e cila ishte tentuar të vidhej edhe në 13 janar.

Pas ngjarjes së 8 shkurtit, pranë kompanisë polica gjeti automjetin e shtetasit shqiptar S. Sinaj, 20 vjeç dhe brenda tij patentën e babait të tij, shtetasit Andon Sinaj, 51 vjeç nga Vlora. Pikërisht tek këta shtetas u ngritën dyshimet dhe u zhvilluan hetime.

Pas analizimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe hetimeve të tjera të zhvilluara këtë periudhë, u arrit të identifikohej si autor i tentativës së vrasjes së efektivëve të policisë, vjedhjes dhe tentativës së vjedhjes pikërisht 51-vjeçari Andon Sinaj.

Të enjten policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe në një servis makinash që ka në pronësi në Paiania të Athinës. Gjatë kontrollit të servisit u gjetën 4 kamera që filmonin një rrugë publike, një shkop dhe një xhaketë që rezulton se e kishte veshur gjatë ngjarjes.

Ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 5.5 gram marijuanë dhe një kapuç që rezulton se e ka veshur gjatë përplasjes me policinë. Gjithashtu rezulton se në momentin e arrestimit ai mbante veshur rrobat që kishte edhe gjatë përplasjes me policinë.

Andon Sinaj sipas policisë greke konsiderohet me rrezikshmëri, pasi jo vetëm ka hapur zjarr me pistoletë ndaj policisë, por në të shkuarën ka qëlluar më armë edhe ndaj një personi tjetër pa arritur ta dëmtojë, ndërkohë që rezulton i dënuar më parë me 12 vjet burg për çështje droge.

Pas daljes nga burgu ishte urdhëruar deportimi i tij, por rezulton se ai vazhdonte të qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk i ka pranuar ngjarjet në kompaninë “ALYKON” dhe përplasjen me armë me policinë greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KE QENË APO JO I MARTUAR"/ Egla përplaset me Meritonin: Gënjeve shqiptarët, na bëre gjynahqarin duke përdorur djalin
Previous article PARALAJMËRIMI i SHBA për sulmin në Rusi: Pse shërbimet sekrete ndajnë informacione mes tyre?

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT