Qëllohet me armë zjarri në drejtim të banesës së Arjan Aliços në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës. Nuk ka pasur të lënduar nga të shtënat.
Aliço ndodhet në burg për akuzën e “tentativës së vrasjes” dhe “plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Aliço ishte dënuar më parë për vrasje. Dyshohet se ngjarja e mbrëmshme është më shumë një paralajmerim dhe një kërcënim.
Arjan Aliço, 55 vjeç, njihet si pjesëtar i bandës së Lushnjës.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, më datën 11.06.2016 rreth orës 19:15, në lagjen “Skënder Libohova” kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë shtetasin J.S, 36 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe”, thuhet ne njoftimin e policisë ne vitin 2016.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në një pikë lloto bastesh dhe ka pasur si motiv pikërisht lojën e kombëtares.
Policia e Lushnjes në një informacion paraprak tha për ngjarjen:
Në datën 30.01.2018, rreth orës 02:15, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje, në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetases A.A, 51 vjeçe është qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla në murin rrethues të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Dëshmia e gruas
Korespondentja e “Panorama” tha se gruaja 51 vjecare e cila banon ne kete shtepi, ka folur ne polici dhe ka thene se ngjarja ka ndodhur rreth 30 min pasi ajo ka shuar dritat e shtepise. Gruaja ka thene se dyshon qe autoret e perndjekin dhe kerkojne ta terrorizojne.
Policia dyshon se sulmi mund te kete lidhje me nje ngjarje te vitit 2016.


