Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e brendshme të një gjykate në Kanada ku një i ri është qëlluar me armë zjarri në prani të nënës së tij. Steven Berntrand, 18-vjeç, ndodhej përpara togave të zeza për të dëgjuar vendimin për një krim që ky i fundit kishte kryer. Duket se dëshmitë e dhëna e kanë acaruar së tepërmi të riun dhe ka nisur konfliktin me një efektiv policor.
Sipas kushëririt të tij Christopher Lacaille, Bertrand kishte dashur të dalë jashtë për të ndezur një cigare, por kur një gjë të tillë ia ndaluan gardianët, ai filloi të shfaqet i dhunshëm dhe agresiv.
Vetëm për pak sekonda situata mori të tjera përmasa, dhe Lacaile filloi të filmojë Bertrandin të cilin mundoheshin ta prangosin gardianët. Por edhe pse 4 gardianët u munduan ta prangosin, adoleshenti nuk u dorëzua për asnjë moment dhe vazhdoi të “orvatet” me ata, derisa ndodhi më e keqja. Por, ajo çfarë është më e tmerrshme e gjithë ngjarja zhvillohej para syve të nënës së tij, e cila vazhdimisht u kërkonte policëve dhe gardianëve që të mos përdorin dhunë të tepruar.
Sipas zyrtarëve të Byrosë së Pavarur të Hetimeve, EIB, që janë duke hetuar rastin, kanë deklaruar se 18-vjeçari kishte arritur të kap një shkop dhe të godas në kokë gardianin, ku kolegët e tjerë të ndierë të kërcënuar e kanë qëlluar atë më pistoletë në kokë.
Për fat të mirë Bertrand është dërguar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është ajshtë rrezikut.
Mrekullisht plumbi që e kishte goditur nuk e kishte prekur syrin dhe trurin, dhe se shumë shpejt pritet të shërohet plotësisht.
Videon shikojeni ketu