Replika te forta mes kryeministror Rama dhe komentuesve qe e ndjekin ne faqen e tij ne rrjeton social Facebook.
Shkak eshte bere postimi i radhes i Rames, videoja informuese per heqjen e vulave apostile nga Greqia, por pas se ciles komentuesit i jane leshuar me akuza e ankesa nga me te ndryshmet. Rama nuk ua ka kursyer pergjigjet.
Komentuesi: Duhesh të jesh zgjuar herët në mëngjes që ke postuar këtë video,ke halle të mëdhaja në fakt mendon për popullin.Ky popull që dita ditës roberohet ky popull që të dha timonin që kërkove po mesa duket nuk ja ke idenë fare timonit,kërkon të lidhen sahatet për ujin kur unë nuk ka ca do masin sahatet?kërkon të paguhen dritat dhe në disa zona të Shqipërisë mungon energjia.Rruget cop cop në çdo cep,njerëz që vriten mes ditës,aksidente në çdo cep,ore me atë vetingun di gjë ti se ca u be?me dëgjo mua futu vet brenda të paktën mos të lesh nam që nuk i kap asnjë peshke futu vet në rrjet.Dhe lëre timonin se nuk qenke për këtë punë as ti è as ata ata që ishin,po dhe faji juaj nuk është populli është mpirë dhe nuk di të llogjikoj me.
Rama: Ti Redjon i merr të keqen popullit “të mpirë” sipas teje, sepse populli i ka sytë në ballë, veshët në vend e mendjen në punë, dhe shikon, dëgjon e kupton më së miri çdo përpjekje që po bëhet për ta nxjerrë nga kaosi pa ligjshmëri e gjullurdia pa ardhmëri e shumë e shumë viteve, ku Shqipëria u bë shesh për çdo përshesh me energjinë, ujin, rrugët e me radhë… Padyshim ka ende shumë për të ndrequr e ndërtuar, po ku ishim e ku jemi është krejt e qartë, në çdo sektor e në çdo drejtim, dhe vetëm qorrat e mendjehumburit nuk e shikojnë e nuk e kuptojnë dallimin, siç mesa duket zotrote nuk e shikon e nuk e kupton dot as dallimin e madh që bën ky ndryshimi i treguar në këtë videolajm, për qindramijëra shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi! I shkreti ti, kujton se mjafton të mbështillesh me flamur për të qenë një shqiptar i mirë që i del zot vetes e vendit të vet 🙃Shko në shkollë shko sa s’të ka ikur mundësia të ndriçosh mendjen e rrugën e gjatë të jetës, se nesër do jetë vonë e siç thotë populli, kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë
Komentuesi: shum mir ker vulat apostile.poe esht dhe nje problem tjeter qe jan patentat dhe vetem greqia nuk i njeh
Rama: Do t’i njohë edhe ato, po me radhë o mik me radhe
Komentuesi: Mirmengjes…sikur te ishte hequr para 20 vitesh…..? Vertet jemi fukarej por jetojm me shpresen se e ardhmja do ndryshoj….. Te uroj suksese…!
Rama: Po mire si thua me mire te rrinte edhe 20 vjet të tjera apo me mire qe u hoq?!
Komentuesi: Gur gur behet mur ajo shprehja e vjeter,gur gur behen edhe rruget erdhi marsi si thua a do ndertojme ndonje km apo te presim kur te piqen dardhat.
Rama: Kemi ndertuar plot kilometra dhe do ndertojme plot te tjera Andi, po ti beji hyzmet te lutem dardhes se trurit he xhan, qe mos te te flase goja para mendjes



