• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Që ta nisni vitin e ri me fat e mbarësi, bëni këto gjashtë gjëra
Home
Jetë

Që ta nisni vitin e ri me fat e mbarësi, bëni këto gjashtë gjëra

25 December, 2017 k.autor Jetë

2018-a është pothuajse këtu. Që ta nisni vitin me këmbë të mbarë, Ryan Kahn, këshillues karriere dhe sipërmarrës, ka vetëm gjashtë këshilla.

1. Reflektoni arritjet tuaja

Merrni pak kohë për vete dhe mendoni për gjithë gjërat që keni arritur këtë vit. Suksesi nuk vjen vetiu. Ishte puna dhe mundi juaj që i bëri të mundura gjithë këto. Përtej modestisë, përgëzoni veten për arritjet e vitit.

2. Vendosni qëllime

Qëllime afatshkurtra dhe qëllime afatgjata. Nëse doni të ecni me hapa të sigurt drejt suksesit, duhet të përcaktoni në fillim çfarë është sukses tani dhe më vonë.

3. Mos lini asgjë përgjysmë

Puna është punë dhe pushimet janë pushime. Para se të nisin festimet, sigurohuni që keni mbyllur gjithë porositë, punët, detyrat, e të tjera përgjegjësi të kësaj natyre. Është e nevojshme të pushoni e të kaloni kohë me familjen para se të nisni vitin e ri me mendje të kthjellët.

4. Shkëputuni nga rrjeti

Mos kontrolloni emailin, Instagram-in, Facebook-un. Jetoni momentin dhe shijojeni.

5. Mos neglizhoni njerëzit rrotull jush

Jeta dhe karriera e suksesshme nuk bëhen vetëm, por me njerëz. Kultivoni marrëdhënie të shëndetshme me kolegët, miqtë, familjen, njerëz të tjerë të fushës. Mund të nisni tani për festa me një kartolinë të thjeshtë. Një xhest i vogël ka shumë vlerë ndonjëherë.

6. Falenderoni

Siç e thamë më lart, gjërat e mira nuk bëhen vetëm. Falenderojini ata që ju ndihmuan në rrugëtimin tuaj. Mirënjohja është ndoshta faktori më i rëndësishëm kur vjen puna tek suksesi. Bëjuani të tjerëve të qartë se jeni me fat që i keni pranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Krisen' marrëdhëniet e Mourinhos me United, drejtuesit të pakënaqur me rezultatet
Previous article FOTO/ Atmosfera e fundvitit, ja sesi po i festojnë Krishtlindjet sportistët e njohur

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT