• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QARQET MË TË DËMTUARA NGA ZJARRET/ Vlora me mbi 11 mijë hektarë të djegur, Elbasani dhe Berati
Home
Breaking News

QARQET MË TË DËMTUARA NGA ZJARRET/ Vlora me mbi 11 mijë hektarë të djegur, Elbasani dhe Berati

13 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vatrat e zjarrit në Shqipëri prej javësh po sfidojnë autoritetet dhe banorët e vendit, për shkak të agresivitetit me të cilin po përhapen nga veriu në jug.

Sistemi Europian i Informimit mbi Zjarret (EFFIS), ku Shqipëria kontribuon me të dhënat e veta, parashikon që rreziku nga zjarret do të mbetet i lartë dhe shumë i lartë deri në fund të javës tjetër.

Prej 1 gushtit, kur vatrat ishin të limituara, dhe deri këtë të mërkurë (13 gusht) llogaritet që mbi 17.520 hektarë tokë shqiptare është djegur.

Dëmet më të mëdha në hapësira, bimësi dhe pyje janë të përqendruara në qarkun e Vlorës. Mbi 11.540 hektarë raportohet të jenë përshkuar nga zjarret në qarkun jugor. Zjarrfikësit, me ndihmë nga toka dhe ajri, vazhdojnë të përballen me vatra aktive në zonat e nxehta të këtyre ditëve, si Delvina dhe Finiqi.

Në Qarkun e Elbasanit raportohet se zjarret kanë lëvizur në një sipërfaqe mbi 2.410 hektarë, duke krijuar një ditë më parë një gjendje alarmante për qytetin e Gramshit, ku u raportua edhe viktima e parë e këtij viti si pasojë e zjarreve.

Situata kritike e disa ditëve më parë në qarkun e Beratit detyroi evakuimin e banorëve në disa zona të Poliçanit. Mësohet se qarkut i është shkaktuar një dëm prej mbi 1.770 hektarësh toka e pyje të djegura deri në datën 13 gusht.

Pasojat nga zjarret kanë qenë të prekshme edhe në qarqet e tjera. Sipas EFFIS-it:

  • Shkodra, rreth 820 hektarë sipërfaqe e djegur në datat 1–13 gusht
  • Dibra, mbi 360 ha
  • Gjirokastra, rreth 280 ha
  • Fieri, mbi 90 ha
  • Korca, rreth 85 ha
  • Tirana, mbi 70 ha
  • Kukesi, mbi 70 ha

Deri ditën e diel (17 gusht), Sistemi Europian i Informimit mbi Zjarret parashikon se zjarret në Shqipëri do të mbeten prezente dhe me forca të përqendruara kryesisht në qendër dhe në veri të vendit, në qarqet e Shkodrës dhe Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS UDHËTARËSH EDHE GJATË DITËVE TË JAVËS/ Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Durrësin dhe Lezhën
Previous article GARDA KOMBËTARE ZBARKON NË WASHINGTON/ Përplasje mes Trump dhe kryebashkiakes për krimin

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT