• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qarqet gjermane: Doganat ndëshkuese amerikane më 1 Maj
Home
Nderkombetare

Qarqet gjermane: Doganat ndëshkuese amerikane më 1 Maj

26 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Qeveria gjermane me sa duket nuk llogarit më me përjashtimin e Gjermanisë dhe vendeve anëtare të BE nga doganat ndëshkuese për aluminit dhe çelikun. Kjo u bë e ditur të enjten nga qarqe qeveritare në Berlin.

Kanë qenë disa media gjermane që pak para fillimit të vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në SHBA (të premten. 27.04) kanë bërë të ditur se me sa duket doganat ndëshkuese amerikane për çelikun dhe aluminin e importuar nga vendet e BE do të hyjnë në fuqi më 1 Maj. Pas miratimit të këtyre doganave në mars, Donald Trump dhe administrata e tij bën përjashtime për një kohë të caktuar për europianët dhe partnerët.

“Nga pikëpamja e sotme duhet të përgatitemi se doganat do të vendosen më 1 Maj”, tha një përfaqësues qeveritar gjerman pak para se kancelarja gjermane të udhëtonte në Uashington. Të premten Merkel takohet me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Këtë javë ishte edhe presidenti francez, Emmanuel Macron në Uashington, gjë që në media u cilësua si ofensive sharmante europiane drejt Uashingtonit.

Debat kontrovers

BE kërkon të arrijë një linjë të përbashkët në negociatat me SHBA. Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier kishte bërë më parë të ditur, se në Francë ka një “debat kontrovers” se çfarë ofertash negociimi i duhen bërë SHBA-së. Presidenti Macron ishte këtë javë për vizitë në SHBA. Edhe kancelarja do të përpiqet të premten të mënjanojë një shkallëzim të konfliktit tregtar me SHBA është shprehur, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

SHBA është partneri më i rëndësishëm tregtar për BE. Gjatë vitit të kaluar janë eksportuar në SHBA mallra në vlerë prej 375 miliardë euro nga 28 vende të BE. Kjo është dyfish më shumë se sa BE eksportoi në Kinë.

 

 

la/(dpa,rtr)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nigeri/ Shpëtohen 160 të mitur nga "fabrika e bebeve"
Previous article VIDEO/ Momenti shokues: Policët vrasin aksidentalisht kolegun e tyre

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT