• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QAJA ÇDO DITË NGA FRIKA”/ 17-vjeçarja shqiptare e abuzuar nga prifti grek: Mendova se isha vetëm në këtë situatë, por…
Home
Aktualitet
Kronikë

“QAJA ÇDO DITË NGA FRIKA”/ 17-vjeçarja shqiptare e abuzuar nga prifti grek: Mendova se isha vetëm në këtë situatë, por…

22 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një prift 37-vjeçar është arrestuar në Greqi me akuzën se ka përdhunuar për disa vite me radhë një vajzë të mitur. Mësohet se vajza e mitur është shqiptare. Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë shqiptarja 17 -vjeçare që u abuzua seksualisht.

Në 17 faqet e dëshmisë që e mitura ka dhënë më 9 nëntor 2021, në prani të një psikologeje, ka rrëfyer makthin që ka përjetuar. E mitura ka përshkruar me detaje aktet e tmerrshme nga prifti 37 vjeçar i kishës së Kato Patisias, i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

“Kur fillova të shkoja në shkollën e mesme, nuk mora pjesë më në katekizëm. I thashë mamit që nuk doja të shkoja më dhe ishte periudha kur filloi pandemia dhe isha e vetme në shtëpi.

Prifti 2

Qaja çdo ditë nga frika, nuk dija çfarë të bëja. Ky njëri më përdhunoi jo vetëm trupin por edhe shpirtin.”

 

 

Sipas dëshmisë së vajzës, gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit. Ai më mbylli në kishë dhe filloi të më prekte në të gjithë trupin. Dhe pas kësaj ka marrë gruan në telefon sikur asgjë të mos kishte ndodhur duke i thënë se po kërkonte t’i blinte një lodër djalit prandaj ishte vonuar.

Vajza mes lotësh tregon se prifti e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse do të fliste.

“Mendova se isha vetëm në këtë situatë dhe se asgjë nuk do të ndryshonte.” Por kur fola me shoqen time të ngushtë, kuptova se pranë vetes kisha edhe njerëz që mund të më ndihmonin.”

Menjëherë pas kësaj, 17-vjeçarja mblodhi forcat për të treguar historinë e saj fillimisht shoqes së saj, më pas nënës së shoqes së ngushtë dhe në fund raportoi në polici. Një tjetër nga detajet tronditëse që vajza i ka rrëfyer autoriteteve ishte fakti që prifti i ka dërguar gjithashtu foto nudo duke i kërkuar të miturës të bënte të njëjtën gjë.

Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi, por deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje.

Ndërkohë, një vajzë tjetër, e cila jeton në zonën e Kato Patisisë, u ankua se në nëntor 2020 prifti specifik i ishte afruar duke i kërkuar që të shkonte diku e vetme për të kaluar pak kohë me të.

Prifti 3

Sipas asaj që tha vajza për median greke protothema.gr , prifti e ka takuar atë nëpërmjet një shoqeje të saj që në atë kohë ndiqte mësimet në katekizëm dhe e ftoi në faltore për të biseduar. Fillimisht ai i ofroi një punë, pasi 19-vjeçarja tashmë pikturon murale dhe më pas i kërkoi të kalonte disa orë vetëm, duke i ofruar para në këmbim.

Luna, tashmë 19 vjeçe, e kuptoi qëllimin e tij dhe tha jo, por ai këmbënguli që ta ftonte të shkonte vetëm natën në një vend që ai kishte ngritur për të rinjtë.

Vajza e re, duke dashur të shmangë presionin e priftit, duket se ka ruajtur numrin e tij në celularin e saj të quajtur “Mos Merr”, çka tregon presionin e madh që prifti i ka ushtruar me telefonatat e tij dhe sa Luna e re po mundohej ta shmangte.

19-vjeçarja u largua, por prifti këmbënguli t’i dërgonte mesazhe për t’u bërë miq në rrjetet sociale. Vajza vazhdoi të mos përgjigjej dhe të nesërmen takoi priftin me familjen e tij në një shesh të zonës. Sipas 37-vjeçarit, ai e shikonte me këmbëngulje dhe erotikë, pavarësisht se pranë tij ishin fëmijët dhe gruaja e tij e atëhershme shtatzënë.

Mësohet se vajza kishte shkuar në polici për të denoncuar atë që pretendon në video, por policia u përgjigj se nuk mund të bënte asgjë më shumë, pasi nuk kishte asnjë akt inkriminues nga ana e priftit.

Ndërkohë banorët pranë kishës në Kato Patisia shprehën habinë e tyre për zbulimet duke thënë ndër të tjera: “Fëmijë shumë i mirë, prifti, njeri shumë i mirë, i ndihmonte fëmijët, merrej me sport. Nuk i besojmë ato që thonë. Ai është një njeri i madh. “Isha i befasuar nga ajo që dëgjova.

Prifti 4

Ndëra vetë Prifti mohon gjithçka të gjithë fajin ia hedh vajzës së mitur. Duke folur për Mega, avokati i tij Andreas Theodoropoulos theksoi se “është një rast i çuditshëm. Prifti nuk ka jetuar kurrë vetëm me fëmijët e katekizmit. Gjithashtu, pas kontrollit në shtëpinë e tij, nuk u gjet asnjë material pornografik”.

“Klienti im deklaron veten të pafajshëm. “Vetë ankuesja i dërgoi atij një mesazh me përmbajtje seksuale, të cilit prifti nuk iu përgjigj kurrë dhe nuk ia tha askujt”, shton ai.

Sipas zotit Theodoropoulos, në dosjen e çështjes nuk ka prova për përdhunimin e vajzës, as foto të diskutueshme të priftit, as informacione për kontaktin mes tyre. “Fëmija që ankohet te prifti ka probleme përtej familjare dhe psikologjike ”, përfundoi avokati./babel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET MES RUSISË DHE UKRAINËS/ Kryediplomatja britanike pritet të vizitojë Moskën në muajin shkurt
Previous article (PA)DREJTËSIA E 21 JANARIT/ Gjithçka që ndodhi orë pas ore ditën e krimit të madh shtetëror dhe 11 vitet më pas

Delo.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT