• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pyetje naive nga publiku: Më falni por pse po m’i tregoni grafikët tuaj të audiencës?
Home
Lifestyle

Pyetje naive nga publiku: Më falni por pse po m’i tregoni grafikët tuaj të audiencës?

6 November, 2017 k.autor Breaking News, Lifestyle

Televizioni, ashtu si gjithçka tjetër në shoqërinë e lirë e demokratike që po jetojmë, është përgjatë gjithë kohës në garë. Sigurisht që është garë e fortë, aspak platonike, aspak e ftohtë dhe aspak e fshehtë. Është një garë e bërë haptazi me të gjitha mjetet dhe ‘armët’ zbuluar. Televizioni në Shqipëri, ndër vite, ka treguar se është në garë dhe kjo është një shenjë shumë e mirë e demokaracisë. Me pak fjalë, televizione të ndryshme kanë qenë në krye të klasifikimit në vite të ndryshme (pas viteve ’90 bëhet fjalë) edhe pse nuk do shumë mend që televizionet kryesore kanë mbetur gjithnjë brenda asaj që amerikanët e quajnë ‘Top 5’.

Kuriozitet të lartë ka pasur gara midis ‘Tv Klan’ dhe ‘Top Channel’ më së shumti për faktin se këto gjigande mediatike kanë pasur brenda ‘shtëpive’ të tyre edhe emrat më të njohur të ekranit, kanë gjeneruar më tepër programe e rrjedhimisht më tepër sukses. Për suksesin (ose jo) të tyre, ka kompani matëse të cilët me anë të raporteve që i përpilojnë nga investigimet e tyre dalin më pas edhe në rezultate.

Deri përpara pak vitesh, neve si publik, nuk na interesonte shumë se cili ishte televizioni më i mirë dhe as programet më të ndjekur për të vetmin fakt se këto matje e kjo konkurrencë (siç dhe supozohet të jetë) mendohej se i interesonte vetëm mediave dhe personave që kanë marrëdhënie biznesi drejtpërdrejt me këto media (kryesisht ato që ne i quajmë sponsor apo reklamues) sepse neve si publik, na mjaftonte të argëtoheshim e të zgjidhnim cilin program preferonim të ndiqnim pa e vrarë shumë mendjen nëse edhe të tjerët po bënin të njëjtën zgjedhje me ne.

Mirëpo, dashur pa dashur, edhe me hyrjen e rrjeteve sociale në mënyrë të fuqishme në jetët tona, shtuar dhe faktin se figurat e televizionit tashmë janë më me tepër influencë në rrjet (e rrjedhimisht në njerëz), gara televizive, ka filluar të jetë edhe garë personale mes tyre duke u drejtuar më së shumti nga egoja e secilit për të ‘thithur’ përqindje më të lartë audience.

Sërish, edhe këtu, gjithçka shkon perfekt. Cilido personazh televiziv është i mikrpitur edhe pse mund të shfaqë më tepër egon ndaj kësaj konkurrence apo të krijojë edhe më tepër ‘zhurmë’ për të treguar potencën që ka në tregun mediatik.

Por përsëri, a nuk mendoni se po teprohet?

Po marrim një shembull që ka qarkulluar shumë së fundmi. Gara televizive e të shtunës mbrëma nëpërmjet Ermal Mamaqit me ‘Xing me Ermalin’ në Tv Klan dhe Luana Vjollcës me ‘Shiko kush Luan’ në Top Channel. Të dy moderatorët çdo të shtunë publikojnë statistikat që ju vijnë nga kompanitë matëse të cilët tregojnë se kush ka kryesuar shikeshmërinë dhe më pas gjenerojnë një sërë lajmesh në portale vetëm nga ironitë, ‘thumbat’ apo kunjat e lehta që i hedhin njëri tjetrin në emrin e televizionit (sepse kurrësesi nuk mund të mendojmë se Ermali dhe Luana kanë diçka personale me njëri tjetrin, përkundrazi).

***

Por neve si publik, na ka ‘përpirë’ së koti kjo garë shifrash. ‘Xing me Ermalin’ dhe ‘Shiko kush Luan’ janë dy formate krejtësisht të ndryshme dhe rrjedhimisht edhe publiku mund të zgjedhë të ndjekë njërin apo tjetrin në bazë të preferencës së asaj që pëlqen të shohë një të shtunë mbrëma. Një natë mund të na pëlqejë të ndjekim një personazh që ka ftuar Mamaqi e një natë tjetër na pëlqen të shohim lojërat që zhvillon Luana. Po sigurisht që kur njëri prej tyre kalon në publicitet, mund edhe të kthejmë kanalin ato 3 minuta tek tjetri dhe të mbetem aty sepse diçka më kuriozon. Na ndodh të gjithëve dhe këtu nuk ka asgjë që nuk shkon. Atëherë, për çfarë na duhen neve si publik shifrat e matësve të audiencës që ju publikoni?

Nëse një program është mjaftueshëm i mirë sa për tu zgjedhur nga ekspertët dhe drejtuesit e televizionit përkatës për tu transmetuar ‘prime-time’ të shtunën mbrëma, atëherë për publikun, këtu nuk ka më garë, ka vetëm zgjedhjen. Garën, si Ermali ashtu edhe Luana (pa përjashtuar të tjerët) mund ta reflektojnë në sponsorat që përpiqen të fitojnë apo për t’i demonstruar punëdhënësve të tyre arritjet, por nuk mund të fitojnë më tepër publik apo të bëhen më interesantë në rrjet duke publikuar thjesht disa dokumenta exel-i me disa grafikë. Fundja, ne, si publik i thjeshtë, për hir të së vërtetës, AS NUK ARRIJMË T’I LEXOJMË SIÇ DUHET ATO GRAFIKË (unë personalisht nuk i analizoj dot ku fillojnë e ku mbarojnë, s’kam qenë kurrë e mirë me shifrat).

Do të ishte më mirë sikur në përfundimet e ardhshme të emisioneve tuaja, të na zbulonit ndonjë gjë interesante në llogaritë tuaja në Instagram siç mund të jetë ndonjë prapaskenë e mundshme e puntatës së sapo përfunduar apo diçka e ngjashme që mund të jetë e këndshme. Grafikët egoistë që postohen me shpejtësi rrufe pas çdo fund emisioni, realisht kanë nisur t’i ulin vlerën produktit tuaj mediatik.

Tregu në demokraci, e ku bën pjesë edhe tregu mediatikë ka një karakteristikë shumë të këndshme, atë që Adam Smith do ta quante ‘dora e padukshme’: ekziston një mekanizëm i çuditshëm, i pashpjegueshëm, por frikshmërisht i vërtetë se gjërat rregullohen vetë në një treg të hapur e të lirë dhe ai që meriton më tepër sukses, ai e fiton.

Ashtu dhe sikundër ka ndodhur, disa produkte televizive vazhdojnë prej vitesh të marrin zemrat e shqiptarëve dhe s’mbaj mend t’ju kem lexuar ndonjëherë ndonjë grafikë. Kjo tregon se pse ‘Opinion’, ‘Kënga Magjike’, ‘Zonë e Lirë’ (edhe të tjerë të ngjashëm me to) e kanë fituar garën dhe janë ende zgjedhja në telekomandën e familjeve shqiptare.

Sigurisht që ka ditë që diçka tjetër ndiqet më tepër se këto programe apo spektakle, por në një spektër afatgjatë studimi, ato i kanë rezistuar fuqishëm kohës përpos faktit se nuk kanë arritur të jenë gjithnjë më të ndjekurit. Nuk jam aspak kurioze të shoh se sa përqindje të audiencës ka thithur Arian Çani çdo puntatë të të premtes se do të vazhdoja ta ndiqja gjithësesi sepse mua më pëlqen, ashtu sikundër mikesha ime, për arsye të sajat të premteve mbrëma do të dëshironte të shihte një film tek ‘Hits’ në Digitalb, apo si një miku im që të premteve nuk është aspak në shtëpi dhe s’ka ndjekur kurrë asnjë emision në atë fashë orari.

Nëse mendjen e keni të mbushur se e zotëroni mirë atë profesion, e zotëroni mirë atë program dhe disa njerëz ju duan e ju ndjekin, atëherë pse dreqin e krijoni këtë luftë të panevojshme në rrjete sociale duke përfshirë edhe publikun që në fakt nuk i futet kaq thellë këtij debati? Ndonjëherë, edhe na ndodh të përtojmë të marrim telekomandën e të ndërrojmë kanalin që ka ngelur tek ‘Bang Bang’ që në mëngjes dhe sa qesharake që kjo përtesë e jona ka forcën të efektojë direkt grafikët tuaj.

Mos i komplikoni mendjet e njerëzve edhe me grafikët tuaj të audiencës, na mjaftojnë grafikët që studiojmë në punë apo shkollë çdo ditë të javës në profesionet apo degët që kemi, na lini të qetë t’ju ndjekim e ta shijojmë televizionin e të shtunës mbrëma me gjithçka ofroni. Ju sugjeroj ta shijoni edhe ju vetë sepse kohëve të fundit po duket sikur e keni anashkaluar këtë pjesë dhe emisionet tuaja po i ndiqni vetëm në grafikë audience.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Toni i zërit thotë shumë për ju, shkenca jep shpjegimin e saktë
Previous article Saimir Tahiri ka tentuar të marrë edhe leje drejtimi për avion

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT