• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Putin “thumbon” Britaninë për spiunin e helmuar: Po ta kishim helmuar ne do të vdiste në vend!
Home
Europë

Putin “thumbon” Britaninë për spiunin e helmuar: Po ta kishim helmuar ne do të vdiste në vend!

19 May, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Vladimir Putin ka “thumbuar” Britaninë e Madhe, pasi ish-spiuni rus Sergei Skripal u lirua nga spitali ku po kurohej për shkak të helmimit me helm nervor dy muaj më parë.

Për sulmin me helmin ushtarak ‘Novichok’ që prodhohej vetëm në Bashkimin Sovjetik, Britania e Madhe kishte akuzuar direkt Rusinë. Pikërisht për këtë reagoi Putin pasi doli lajmi që Skripal dhe vajza e tij janë liruar nga spitali.

“Më vjen mirë që ai është liruar nga spitali, Zoti i dhashtë shëndet…nëse do të ishte përdorur një helm ushtarak, ai do të vdiste në vend. Falemnderit Zotit që u shërua”, tha Putin, gjatë një konference me Kancelaren gjermane Angela Merkel të mbajtur në qytetin Sochi të Rusisë.

Putin akuzoi Britaninë duke thënë që nuk ishin të gatshëm për të bashkëpunuar pas helmimit të Skripal. Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, ishin helmuar në një qytet në Britani, ndërsa janë liruar më parë nga spitali dhe tani po ruhen 24 orë nga MI5, shërbimi sekret britanik.

Kryeministrja britanike Theresa May kishte thënë që sulmin e kreu Rusia dhe kishte vënë disa sanksione duke përfshirë dëbimin e diplomatëve rusë nga Londra.

Mediat britanike shkruajnë se Putin ka urdhëruar personalisht helmimin e Skripalëve për të treguar fuqinë jashtë shtetit para zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk justifikoi besimin e Milanit, sulmuesi luzitan shumë pranë largimit
Previous article Fillon kriza te Arsenali, ylli i madh po largohet nga "Topçinjtë"

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

NUK KA MË MOTORRË E KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

NUK KA MË MOTORRË E KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT