• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUTIN NËNSHKRUAN LIGJIN/ I hap rrugë zgjedhjeve në rajonet e pushtuara të Ukrainës
Home
Botë

PUTIN NËNSHKRUAN LIGJIN/ I hap rrugë zgjedhjeve në rajonet e pushtuara të Ukrainës

29 May, 2023 s.autor Botë

Më 29 maj, presidenti rus Vladimir Putin miratoi zyrtarisht një projektligj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Moska. Më herët Putini kishte shpallur ligj ushtarak në zona të caktuara të Ukrainës nën kontrollin rus. Nën këtë gjendje, mbajtja e zgjedhjeve është e ndaluar. Megjithatë, ligji i sapo miratuar lejon që zgjedhjet të zhvillohen edhe gjatë gjendjes së luftës, me kusht që organizatat e mbrojtjes dhe të sigurisë të japin miratimin e tyre.

Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë dhe përfundimtar projektliginj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjit ushtarak. Dokumenti do të lejojë Moskën të mbajë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territoret e Ukrainës të kontrolluara prej saj. Në tetor të vitit 2022, Moska njoftoi aneksimin e rajoneve Donjeck, Zaporizhja, Luhansk dhe Herson të Ukrainës. Nga pikëpamja e legjislacionit rus, këto rajone janë të Rusisë. Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk i njohin pretendimet e Rusisë mbi këto territore.

Megjithatë, me dekret të presidentit rus Vladimir Putin në të gjitha këto rajone është shpallur gjendje lufte dhe veprohet me ligjin ushtarak. Aktualisht, sipas ligjit ushtarak rus, në rajonet ku është futur një regjim i tillë, referendumet, zgjedhjet për autoritetet shtetërore dhe qeveritë lokale nuk zhvillohen. Por në të njëjtën kohë, ligjet për pranimin e subjekteve të reja në Rusi thonë se zgjedhjet duhet të mbahen në këto rajone në vjeshtën e vitit 2023. Sipas paketës së ligjeve të miratuar më 18 maj, projektligji, i cili duhet të miratohet nga dhoma e lartë e Parlamentit, Këshilli i Federatës, dhe të nënshkruhet nga Putini për të hyrë në fuqi, lejon zgjedhjet gjatë gjendjes nën ligjin ushtarak me miratim nga organet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet i vdekur në një kanal 59-vjeçari nga Lushnja
Previous article ME PISTOLETË DHE KOKAINË/ Arrestohet biznesmeni në Tiranë. Në hetim dhe vajza që e shoqëronte

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT