• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Puthja e Adelajdës
Home
Sociale

Puthja e Adelajdës

29 October, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Nga Mira Kazhani/ Ne mendojmë për jetën, sa herë prej saj ndahet një i ri. Fytyrën e bukur të Adelajdës e kujtoj të shtunën e “Big Brother”. Ishte shume e bukur edhe më pas historia e saj me puthjen, që e mendoi aq gjatë, se kish frikë nga qyteti i saj fanatik. Kish frikën e vajzës për mamin dhe kështu e shtyu aq shumë atë puthje, tamam sikur do jetonte 100 vjet. Edhe ne që ndiqnim Adelajdën, flisnim për të sikur do jetojmë 100 vjet, sikur do fejohemi 100 vjet, sikur do martohemi 100 vjet me princin dhe princeshat, sikur frika e gabimit do na mbajë peng 100 vjet, sikur opinioni i tjetrit do jetojë 100 vjet, sikur ta kishim një jetë për botën dhe një tjetër për veten tonë.

Lajmi i Adelajdës na ka lënë të gjithëve të ngrirë e pa fjalë. Isha në timon, duke u kthyer nga deti i Durrësit, me disa miq, dhe rrugës, të përlotur, hapëm xhamat, lamë diellin dhe ajrin e autostradës të futej brenda. I lamë në mes bisedat për ëndrrat e parealizuara, për puthjet e padhëna, çdo analizë dhe mërzi, sepse vdekja e një 31-vjeçareje, në apartamentin e saj, sidomos vetëm, pa një përqafim, pa një princ a qoftë dhe një burrë të zakonshëm, që mund ta merrte në krahë për te ambulanca a fundja t’i përkëdhelte flokët, ishte një fotografi që vlen sa 100 jetë të jetuara.

Jeta kështu është! Javës tjetër do harrojmë që engjëlli i vdekjes na merr pa orë, datë, arsye. Aty jemi të gjithë të barabartë. Në emër të Adelës, sot bëni diçka të mirë për veten tuaj. Përgjigjiuni thirrjeve të trupit dhe zemrës. Shihni film me pica dhe “Coca Cola, divorcohuni, martohuni dhe atë komentin e hidhur në Facebook mos e fshini. Qeshini në sy! Shefit nesër përgjigjiuni me mirësjellje, edhe nëse është i çmendur. E kanë thënë të gjithë, filozofë, shkrimtarë e poetë, por pse dreqin e harrojmë që çdo ditë që zgjohemi, me re, vesë, ngricë, grip, temperaturë, sms nga banka për kredinë, Whatsapp bosh pa sms-në e tij, dhe mesazhin tënd plot përplot me dashuri të mbetur “seen”, është prapë një shans për të qenë zot i gjërave të vogla. Jeta është e mrekullueshme edhe kur ta shpif me mungesat e saj, hilerat, intrigat, vetminë.

S’e di pse sot më kujtohet Adela e bukur, me flokët e zinj e buzët e tulta, që e shtynte atë puthje nga e shtuna në të shtunë. Nuk i japim llogari askujt për puthjet tona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas Brexit, Britania “përzë” shtetasit e BE-së: Kthehuni mbrapsht në shtëpi
Previous article 100 ndeshje me Napolin, klubi nderon Hysajn para tifozëve në “San Paolo”

F.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT