• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Puthi në buzë 11-vjeçaren, zbardhet dëshmia e mësuesit: Atë nxënëse edhe herë të tjera…
Home
Breaking News

Puthi në buzë 11-vjeçaren, zbardhet dëshmia e mësuesit: Atë nxënëse edhe herë të tjera…

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Delvinës ka arrestuar mësuesin e shkollës së fshatit Kasasë, i cili është akuzuar nga një nxënëse e tij 11 vjeçe se e kishte puthur në buzë. Blutë shkuan në banesën e arsimtarit 58- vjeçar Neshat Tepelena dhe e arrestuan atë vetëm pak orë pasi ngjarja është denoncuar në media nga nëna e së miturës.

Shtetasja Morena Aldini theksoi dy ditë më parë se vajza e saj A.A. refuzonte të shkonte në shkollë pas ngjarjes. Sipas saj, ngjarja kishte ndodhur rreth dy muaj më parë, por për shkak të frikës së paragjykimeve për të bijën, ajo e kishte mbajtur atë të fshehtë.

DESHMIA E MESUESIT

Policia ndërhyri duke e ndaluar mësuesin, i cili e ka mohuar akuzën e prindit të fëmijës, duke theksuar se është i pafajshëm. Specialistë të hetimit në Policinë e Delvinës e kanë marrë në pyetje për orë të tëra të akuzuarin e dyshuar për veprime të turpshme me të miturën, por ai në asnjë moment nuk ka pranuar.

“Ata kot më akuzojnë. Keni bërë gabim që më keni sjellë këtu. Jam fare kot këtu. Nuk e kam puthur as prekur. Vajza ka qenë për disa vite radhazi nxënësja ime, që nga klasa e parë dhe tani është në të pestën. Edhe herë të tjera e kam thirrur këtë nxënëse, por edhe nxënëse të tjera në klasë për probleme të ndryshme të klasës. Mua edhe mund të më ndaloni, po shumë shpejt do të më lironi se jam i pafajshëm, pasi po akuzohem kot për një gjë që nuk e kam kryer kurrë”, është shprehur mësuesi i arrestuar në Policinë e Delvinës.

Ai është i dyshuar për veprën penale “Veprime të turpshme me të mitura”. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dy muaj më parë, kur 11-vjeçarja me inicialet A.A. ka qenë duke pastruar bashkë me një shoqen e saj në korridorin e shkollës. Sipas dëshmisë së vajzës, mësuesi i kërkoi asaj që të shkonte në klasë.

E mitura ka shkuar te mësuesi, ndërsa ai e kishte puthur në faqe. Fill pas këtij episodi, vajza e traumatizuar ka shkuar në shtëpi dhe i ka rrëfyer episodin gjyshes e gjyshit, me të cilët ajo jetonte, ndërkohë që nga frika nuk pranonte të shkonte në shkollë.

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë më- suesi: Lërja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha: ‘Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë?’ E pyeta: Pse të dilja? ‘Po nuk dole më, do të të vë 4’,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar vajza e mitur te gjyshërit e saj. Ajo jetonte me ta në fshat që pas divorcit të prindërve, ndërsa e ëma jetonte në Sarandë.

Kjo e fundit është lajmëruar nga prindërit e saj për ngjarjen dhe fillimisht për shkak të frikës së paragjykimeve, por edhe të njohjeve që kishin me familjen, kanë vendosur të heshtin. Mirëpo gjendja e së miturës është rënduar deri në atë pikë sa ajo po refuzonte të shkonte në shkollë.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klubi i Premier Ligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit
Previous article Zaimina Vasjari do ju kthejë diellin/ Shfaqet SUPER SEKSI dhe tregon GJOKSIN BOMBASTIK (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT