• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUSHTIMI I UKRAINËS/ Johnson: Putin është mbyllur në një dhomë dhe bëri një gabim katastrofik
Home
Nderkombetare

PUSHTIMI I UKRAINËS/ Johnson: Putin është mbyllur në një dhomë dhe bëri një gabim katastrofik

19 March, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është shprehur në një deklaratë të fundit se Putini e pushtoi Ukrainën pasi aty ka “liri të shtypit”, “zgjedhje të lira” dhe presidenti rus është i tmerruar se modeli ukrainas mund të përhapet edhe në Rusi.

Johnson vijoi edhe më tej duke thënë se në Moskë po vriten kundërshtarët politik dhe ka një ndryshim të madh nga Ukrainë.

Kryeministri Boris Johnson foli për Ukrainën gjatë një konference të Partisë Konservatore në Blackpool këtë të shtunë. Johnson tha se Putin bëri një gabim katastrofik duke pushtuar Ukrainën dhe se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas.

“Rezistenca heroike e Ukrainës po na tregon çdo ditë se Putini ka bërë një gabim katastrofik,” tha ai.

Johnson vuri në pikëpyetje arsyen pse Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, duke hedhur poshtë idenë se ishte për shkak të shqetësimeve për anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ai ishte i frikësuar nga Ukraina, sepse aty ekziston fjala e lirë. Dhe se Ukraina zhvilloi zgjedhje të lira dhe me çdo vit vendi ka përparuar drejt lirisë, demokracisë dhe tregjeve të hapura, ai i frikësohej shembullit të Ukrainës, “tha Johnson.

“Sepse në Rusinë e Putinit, ju do të dënoheni me 15 vite vetëm sepse keni kundërshtuar luftën. Dhe nëse do të jeni kundër Putinit ju do të pushkatoheni. “Është jetike që pushtimi i Moskës të dështojë, tha Johnson, pasi “një Putin fitimtar nuk do të ndalet në Ukrainë”.

Kryeministri britanik pranoi se vendosja e sanksioneve ka kosto, por sipas tij “kostoja duke mos bërë asgjë do të ishte shumë më e lartë”.

“Ne duhet të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund varësisë sonë nga nafta dhe gazi i Putinit,” tha ai.

Johnson tha gjithashtu se Vladimir Putin është “mbyllur në një dhomë” pa kuptuar se çfarë po ndodh.

“Nëse ai do të kishte gazetarë të lirë, të përgjegjshëm, do ta dinte të vërtetën se ukrainasit janë një komb krenar me një lider karizmatik. Ai do ta dinte përpara se të merrte këtë vendim katastrofik dhe çnjerëzor se ata do të luftonin për të mbrojtur atdheun e tyre,” përfundoi kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RËNDOHET BILANCI/ Mbeti i bllokuar në minierë, nxirret i pajetë minatori tjetër në Tropojë
Previous article BLLOKIMI I RRJETEVE SOCIALE/ MEPJ thirrje shqiptarëve në Rusi: Nëse iu kërcënohet jeta, telefononi në këtë numër

s.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT