• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUSHTIMI I UKRAINËS/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO: Shqetësuese edhe situata në Ballkan…
Home
Aktualitet
Kronikë

PUSHTIMI I UKRAINËS/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO: Shqetësuese edhe situata në Ballkan…

24 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka folur për pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ai tha se nga kjo situatë e shqetësuar duhet të jetë dhe Ballkani, me Rusinë që sipas tij prej vitesh tenton të vendosë një influencë në rajonin tonë.

“Shqetësimi ekziston. 7 vendet që janë në kufij me Rusinë janë të shqetësuara. Njëkohësisht e shqetësuar duhet të jetë edhe Finlanda që nuk është në NATO. Edhe Ballkani duhet të jetë. Situata në Kosovë dhe Ukrainë s’kanë asnjë element të përbashkët. Ajo që thotë Putin për situatën në Kosovë, është një shembull i gabuar. Ndërhyrja e Rusisë në Ballkan është shumëpalëshe. Shërbimet inteligjente ruse bëjnë punën e tyre në Ballkan. E dyta ka një ndërhyrje ekonomike në Ballkan që përfshin bankat, energjinë, metarlugjikë. Në 2016 rusët përpiqen të bënin grusht shteti në Mal të Zi, por dështuan. Ata luftuan kundër referendumit në Maqedoninë e Veriut. Këto janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe japin rëndësi pyetjes dhe shpjegimit që po bëjmë.

Në këtë rast falenderoj shërbimin tonë informativ për punën që bën. Një element shumë shqetësues është baza e Nishit në Serbi, që është një pikë spiunazhi rus, për të jetësuar programet e veta në Ballkan. Një pjesë e mirë e firmave ruse që janë në Ballkan, nuk kanë fitime, por bëjnë investime. Duhet ta dimë që Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia janë anëtarë të NATO-s. Kosova edhe pse nuk është në NATO ka forca të NATO-s që veprojnë në Kosovë. Puna jonë duhet të shkojë më përpara për të qenë anëtar të dobishëm të Aleancës”, tha Demi.

Ish-ambasadori u shpreh se mund të jenë rreth 5 milionë refugjatë që tentojnë të largohen nga Ukraina në drejtim të vendeve të tjera.

“Refugjatët mund të jenë rreth 5 mln njerëz. Ata mund të shkojnë ku të duan në shtete fqinje me Ukrainën. Me këto raste siç ndodhi edhe me Gjermaninë që pranoi afro 1 mln e 200 mijë shtetas sirianë. 5 mln refugjatë nuk janë pak. Këto mund të jenë zgjidhje për politikanë populistë, por shpresojmë që nuk do të ndodhë”, u shpreh ish-ambasadori.
Demi theksoi se mbështetja e Kinës për Ukrainën është një tjetër problem serioz, mirëpo sipas tij ata do të tregohen të kujdesshëm pasi i druhen sanksioneve.
“Ky është një problem i madh serioz sot. Për të promovuar lodrat olimpike dimërore në Kinë, Putin mori pjesë në ceremoninë hapëse, ku u prit dhe takoi presidentin kinez. Kina është i vetmi vend nga vendet e mëdha të zhvilluara që nuk e ka dënuar sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, por ka thënë që duhet të merren parasysh kërkesat e dy vendeve dhe duhet punuar për zgjidhjen. Kina ka dy probleme të mëdha. Sillet vërdallë marrëdhënieve strategjike. Në politikën e vet ndjek parimin e mosndërhyrjes. Njohja e dy krahinave nga Rusia bie ndesh totalisht kundër interesave kineze. Nga ana tjetër, siç e thamë edhe më parë, Kina është e ndjeshme nga interesat ekonomike. Sanksionet e mëdha të Perëndimit kundra Rusisë trembet se mos i drejtohen edhe ata. Situata e Kinës është një shqetësim i madh, sepse e gjen në një pozicion të vështirë”, u shpreh Demi.

Pyetjes se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, Demi iu përgjigj:

“Mund të shoqërohet në luftëra guerrile që mund të zgjasë gjallë. Port ë shohim përpjekjet që do të bëhen nga NATO dhe shtetet perëndimore për të qenë bashkë kundër reagimeve esktreme. Veç të gjitha shteteve, organizatave që kanë dënuar këtë situatë, përpjekje po bën edhe OKB. Këtë e them se për herë të parë në histori jemi dhe ne që po bëjmë një punë të madhe për të dhënë përpjekjen tonë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MACRON BISEDË TELEFONIKE ME PUTIN/ Ja çfarë u diskutua
Previous article EUROPA LEAGUE/ Pas një asist nga Traore, Aubameyang ndëshkon Napolin me një "PERLË" (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper Aktualitet

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT