• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUSHTIMI I UKRAINËS/ Firma amerikane Dell mbyll zyrat në Rusi
Home
Teknologji

PUSHTIMI I UKRAINËS/ Firma amerikane Dell mbyll zyrat në Rusi

29 August, 2022 s.autor Teknologji

Firma amerikane “Dell Technologies” thotë se u ka dhënë fund të gjitha operacioneve në Rusi, pasi mbylli zyrat e saj në fillim të këtij muaji. Dell është kompania më e fundit perëndimore që u largua nga Rusia përballë agresionit rus në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Kompania kompjuterike amerikane Dell është një furnizues kryesor i serverave në Rusi. Në muajin shkurt firma pezulloi shitjet në Ukrainë dhe Rusi, ndërsa ndoqi nga afër situatën për të përcaktuar veprimet e saj të ardhshme.

“Që në shkurt morëm vendimin për të mos shitur, ofruar servis ose mbështetje të produkteve në Rusi, Bjellorusi dhe rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, përveç embargos që kemi ndaj Krimesë”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters zëdhënësi i firmës Dell, Mike Siemienas.

Agjencia shtetërore ruse TASS citoi Zëvendës Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Vasily Shpak, të ketë thënë se, “Ne po vëzhgojmë zhvillimin e situatës”.

“Sipas të dhënave tona, shumica dërrmuese e specialistëve të qendrës kërkimore të firmës Dell dhe inxhinierëve të tjerë në Shën Petersburg dhe Moskë, kanë marrë tashmë oferta pune me paga konkurruese nga firmat ruse”, shtoi ai.

Qindra kompani, kryesisht perëndimore, kanë thënë se po u japin fund ose pezullojnë operacionet e tyre në Rusi pasi Perëndimi njoftoi një seri sanksionesh gjymtuese ndaj Moskës lidhur me luftën e saj të paprovokuar në Ukrainë./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NASA GATI PËR TË NISUR NJË EPOKË TË RE TË EKSPLORIMIT/ Misioni ‘Artemis’ pritet të kthejë njerëzit në Hënë pas një mungesë 50-vjeçare
Previous article TEMPERATURAT RRITEN NË MËNGJES/ Çfarë ka rezervuar moti për këtë fillim jave

s.autor

Postime të ngjashme

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT