• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pushojnë reshjet e dëborës, nis shiu. Rrezik përmbytjesh në vend
Home
Sociale

Pushojnë reshjet e dëborës, nis shiu. Rrezik përmbytjesh në vend

2 March, 2018 luljetaautor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në qarqet e veriut priten reshje intensive shiu, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme gjatë ditës së sotme pra në dt 02 mars.

Ndërsa në ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.
Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin.
Qarku i Kukesit është përfshirë nga reshje me intensitet të ulët të shiut e dëbore mbi 800m. Reshjet e rëna të shiut të shoqëruara me temperatura të ulta gjatë natës kanë krijuar shtresa akulli në të gjithë territorin duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe njerezve.
Firmat kontraktore po punojnë per hedhjen e kripës e sidomos në pjesët problematike, si pasojë e shtresave të akullit në segmentet rrugore.

Të gjitha akset rrugore nacionale në Bashkine Kukës duke filluar nga Rruga e Kombit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Në rajonin e Valbonës ka patur rënie të orteqeve. Pas punës së bërë nga firma kontraktore ka kaluar ky aks në normalitet për qarkullimin e mjeteve. Akset rrugore nacionale të Bashkisë Has qarkullohen normalisht pa zinxhirë. Nuk janë furnizuar me energji elektrike njësitë administrative të Bashkisë Tropojë: Njësitë Administrative Lekbibaj, Llugaj, Bujan e qyteti i Fierzës i Njësisë Administrative Fierzë.

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tentoi të vrasë me armë zjarri 29-vjeçarin, arrestohet i riu në Krujë (EMRI)
Previous article Edi Rama, fjalim para lobit amerikano-izraelit në SHBA. Ja personalitetet botërore që marrin pjesë

luljetaautor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT