• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Pusho, do të të shemb në dru”! Rrëfimi i trishtë një gruaje të dhunuar
Home
Sociale

“Pusho, do të të shemb në dru”! Rrëfimi i trishtë një gruaje të dhunuar

14 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Në një shtet të së drejtës dhe në një shoqëri ku në qendër është Njeriu, secili merr vendime lirisht për jetën e tij dhe është vetë përgjegjës.

Por, paradoksalisht, shoqëria shqiptare me një përqindje të lartë të popullsisë rurale, ka në qendër “moralin” dhe “nderin”. Dhe, akoma sot- kur flasim për nder dhe moral, shigjetojmë vajzat.  Ja se si gjeneron krimi në familjet shqiptare.

Për të zbërthyer më mirë këtë temë, Report Tv sjell një histori të vërtetë mbi përjetimet e një gruaje të dhunuar dhe ndryshimin e gjendjes së saj pas marrjes së ndihmës, një histori kjo e improvizuar nga një studente e Akademisë së Arteve.

Në të gjithë Shqipërinë, vetëm për vitin 2017 janë evidentuar 3460 raste dhune, ku 2468 prej tyre kanë lënë shenja të forta në jetën e grave dhe vajzave.

Ndaj, Report Tv synon të shkundë qenien tuaj nga mentaliteti i një vendi të vogël me historinë e vajzës 24 vjeçare që disa vite më parë jetonte në një prej fshatrave të largëta të Tiranës, por që së fundmi ja ka dalë të jetë e pavarur dhe ka hedhur pas të shkuarën. Për këtë arsye të dhënat e saj janë konfidenciale.

Kjo histori është një pjesë e realitetit shqiptar, që teksa e dëgjojmë duhet të na bëjë të mendojmë për të ndalur në moment dhunën!

Një histori mes shumë historive

“Një zhurmë e fortë e disa sendeve, që përplaseshin diku, më zgjoi nga gjumi. Shtrati në krah ishte bosh pasi vëllai kishte shkuar te gjyshja, ndërkohë nga dera gjysmë e hapur dëgjohej ulërima e babait. Kjo ishte bërë një rutinë e përditshme, madje, do të thosha më mirë, e përnatshme. Në vesh më vinin fraza të shkëputura sharjesh dhe gjysma fjalësh, që nuk arrija t’i kuptoja, por e merrja me mend.

U mundova të gjeja me sy mamanë, se nuk kisha guxim të kaloja pragun e derës. Ai (nuk dua t’i thërras ‘baba’) mezi qëndronte në këmbë dhe fjalët vazhdonin t’i ngatërroheshin, por prapë e gjente forcën për të qëlluar me pëllëmbë në fytyrë nënën time.

Copa sendesh të thyera, pjata, shishe, madje edhe vazo, që mami kishte blerë dje gjendej copë e çikë në dysheme. Nëna qëndronte e mbledhur, me duart që dridheshin mbi kokë, si për t’u ruajtur nga ndonjë varg sharjesh dhe të goditurash. Ishte e fortë nëna ime, kishte duruar shumë.

Pas ndarjes së prindërve, për mua vendosën të qëndroja me babanë, ndërsa vëllai, meqë ishte më i vogël me nënën. Kaloi një vit dhe im atë u martua sërish. E kuptoja se njerkës nuk i pëlqente aspak prania ime.  Kërkesa e babait më ndryshoi jetën.

“Është një rast ideal për ty, bijë,”-thoshte babai. Djali është me shkollë, ka të ardhura të mira dhe ti do të jesh zonjë”. Unë nuk mund ta kundërshtoja tim atë dhe ai e dinte që vendimi i tij nuk diskutohej. Kur kjo gjë nuk ndodhte për probleme të thjeshta, si do të prisja që të më dëgjohej fjala në një vendim kaq të rëndësishëm për jetën time? U tha u bë! Dita e dasmës erdhi shpejt.

Për mua dukej ende si një lojë…ai më mori në shtëpinë e tij, më pas shkoi në Greqi për të punuar.. Unë e prisja të më merrte në telefon dhe të dëgjoja zërin e tij.

Por, kur pas disa muajsh u kthye unë nuk e njoha. Kishte ndryshuar shumë. Shtëpia nuk e mblidhte, kthehej vonë në darkë. Një natë ndjeva një erë të çuditshme në rrobat e tij. Mendoja se mund të ishte drogë por ai nuk e pranonte. Për disa kohë, ajo erë e rëndë nuk hiqej jo vetëm nga rrobat e tij, por edhe nga shtëpia.

Kaloi kohë dhe gjërat dukeshin se nuk po ndryshonin, doja të thosha po përkeqësoheshin. Nëse isha e sëmurë, faji ishte i imi, nëse në tavolinë mungonte diçka, faji ishte i imi dhe nëse diçka nuk shkonte siç duhej, përsëri faji ishte i imi. Nuk mund të shkoja në asnjë vend pa të, por edhe kur duhej patjetër të shkonim diku, gjente ndonjë pretekst për të mos më marrë me vete.

Ndonjëherë mamaja më dërgonte bojë flokësh. I lyeja, por ç’më duhej?? “Qenke zbukuruar? Për kë je lyer kështu?”, më thoshte dhe më tërhiqte zvarrë, duke më kapur nga flokët në sy të fëmijëve. Nuk munda as të qaja apo të nxirrja zë dhe përsëri dëgjoja të më thoshte: “Pusho se do të të qëlloj, do të të shemb në dru!”

Kisha shumë frikë. Atë natë na nxori përjashta nga shtëpia. Ishte dimër dhe binte dëborë. Në fshat i ftohti të hynte në palcë. Qëndruam në një kthinë afër shtëpisë ku mbanim drutë. As vetë nuk e di sesi nuk kemi ngrirë atë natë.

Fëmijët, kur ‘im shoq’ ishte në humor të mirë, e donin. Në fund të fundit ishte babai i tyre. Shikoja çdo ditë në sytë e tyre dëshirë për pak dashuri. Kam menduar shpesh nëse ata ndienin të njëjtën urrejtje, siç kisha përjetuar edhe unë për tim atë. Shiko çfarë përsëritje!

Në atë moment, isha e bindur se edhe burri im, babai i dy fëmijëve, ishte fatkeqësia ime. Arriti deri atje sa kërkonte të më varte në litar. Ajo ditë ka qenë më e dhimbshmja e jetës si për mua, ashtu edhe për fëmijët, të cilët ishin të pranishëm në gjithçka.

Britmat e tyre e shkundën nga deliri ku ishte zhytur dhe u bënë shkas për ardhjen e komshinjve në shtëpi. Ishte ende herët që jeta të merrte fund. Arrita të shpëtoja dhe të largohem nga shtëpia. Tani kam filluar punë, jam më e qetë dhe e sigurtë në vetvete. Edhe për fëmijët ishte rruga më e mirë mes gjithë atyre mundimeve”, është kjo historia e dhimbshme por motivuese e 24 vjeçares.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë këpucët më të çuditshme që keni parë ndonjëherë (Foto)
Previous article FOTO/ Princi William dhe Kate marrin pjesë në një festë Krishtlindjesh ku pijet duhet t'i sillnin vetë sepse...

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT