Gjendet e pajetë një 37-vjeçare shqiptare në një pyll në Francë. Bëhet fjalë për Brunilda Kovaçin nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse seksi. E reja u gjet e vrarë në një park në Mougins. Trupi i saj ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur.
Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e viktimës, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.
“La provence” shkruante se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj. Aktualisht policia po heton.


