• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Punonjësja e ndihmës ekonomike rrëfen: Si e njoha 47- vjeçarin e VETËVRARË. Ardianit i vdiq gruaja dhe e përjashtuan…
Home
Sociale

Punonjësja e ndihmës ekonomike rrëfen: Si e njoha 47- vjeçarin e VETËVRARË. Ardianit i vdiq gruaja dhe e përjashtuan…

30 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Edona Staka një punonjëse tek zyra e ndihmës ekonomike në bashkinë Vau Dejës tregon historinë e saj të trishtë me Ardian Kallamin i cili u vetëvar pas pretendimeve se e ka dhunuar policia e shtetit duke marrë në pyetje si i dyshuar për një vjedhje. Me fjalë preksë Staka tregon bisedën që ka zhvilluar para pak kohësh me 47 vjeçarin dhe përshkruan vuajtjet dhe varfërinë e Ardianit por edhe brengën e tij pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes 6 muaj më parë. Ja se çfarë shkruan Staka në mesazhin e saj prekës:

Ishte nji ditë krejt e zakonshme punet.Ardiani erdhi tek zyra pak mas mesditet.I kisha çu fjalë me nji bashkëfshatar të vetin,për me ardh.Nuk e kisha njoft ma përpara,po basha thjesht detyren që tana familjet përfituese me skemën e vjetër të ndihmës ekonomike,me i lajmru me apliku edhe tek skema e re.U afru krejt kadalë e i pasigurtë tek tavolina.
“-Urdhnoni,zotni!” “-Jam Ardian Kallami,-tha,-më ke çu fjalë me apliku për asistencë.”

Ishte i veshun keq,flokët pak të rritun,i parrum,fliste krejt avash,me dhimbje,sa për inerci.
“Sa vonë ke ardh,Ardian,-iu drejtova në emën,me i dhan konfidencë,-pse e ke lan në limit të kohës aplikimin?Kenke ba rehat m’duket e s’paske nevojë ma për ndihmë ekonomike,”-u mundova me ba pak humor.Por as që e vuni buzen n’gaz.Më pau me sytë e shkrum,mblodhi buzt e çoi supet,si me dasht me m’than që “he,ishtu puna,s’kam mujt me ardh!”.

Nuk i fola as unë për nji moment.E pashë edhe pak;kishte mimikë të përvujtun,por njikohsisht fisnike,do t’kishte ken i pashëm deri para pak vjetsh.Tash kishte mbet dy grusht njiri.I vujtun,por i paqtë!Apo ishte vetëm i vujtun?Po ku ka paqe për njerz të rrënum?
Vujtja sikur i fisnikron disa njerz,duken sikur kanë kalu nji fazë katarsisi e janë purifiku deri n’asht!E sikur t’kishe mundsi,do t’ja kishe fal tan boten;urdhno,merre boten Ardian,e di që ti nuk ke çka i ban ma shumë,përveçse me qendis me brengën tande!

“M’fal,-tha,-se po të flas ma shumë se duhet,(o Zot,sa mirë që po fliste!),por ke moshen e vajzes teme.Mu s’ka dy muj që m’ka vdek gruja,s’më bahet me u vesh e me dal,as me pa kend,as me taku kend.A sheh si jam ba.Prandej kam vonu,motër.M’ka fik,se di a m’kupton e ndoshta po ofendohesh që po t’flas kaq shumë,por kenka hall i madh.Gruja,moj motër,a m’kupton?”

Biseda vazhdoi edhe për pak…bisedë e dhimbshme,ai plot mërzi e i kputun,unë pa piken e forcës,me ba ndoj gja,hama dreq!

Histori e gjatë,e tregume shkurt:Ardiani nuk e përfitoi ndihmen ekonomike;pikë të pamjaftushme,edhe pse me shpi si mos ma keq,pa tokë e pa punë.Mandej e futa në listat e 6% që ka në dispozicion bashkia,pa pyt askend.Mandej Ardianin e akuzunen për vjedhje të nji shpijet,e arrestunen,e dhununen,e kërcnunen,e lirunen…e aq u desht!Nji shpirt i vram’ që nuk bajti ma!Ardiani dje u vetëvar…

Sot,Ardian,kur e mora vesht që ishe ti,mu kujtu biseda jonë,pamja jote,madhështia e zanit tand t’vogël.Unë sot s’do e mallkoj shtetin tem,s’do ta urrej,se sot s’kam fuqi;m’ka kput shpirtin ikja jote.Sot ta la ty n’dorë…

Tregoji Zotit,Ardian,për shtetin tand,se si të katandisi,si të detyroi me firmos për diçka që se kishe ba(asnjiherë n’botë,i ve unë durt në zjerm për ty!),se si shteti jonë s’ka forcë e s’don me i arrestu kriminelat e vërtetë,e englediset me njerz si ti,përdhos njerz si ti,torturon njerz si ti.Tregoji Zotit,Ardian,sa fatkeqsi asht sot me ken shtetas i shtetit shqiptar!
Pushofsh n’paqe,fort i përvujtuni,Ardian Kallami!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Rreziqet e një basti publik…
Previous article Horoskopi ditor, e mërkurë 30 Maj/ Po përjetoni një sukses të madh në dashuri dhe kjo do t'ju...

F.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT