• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Punonin MOTORRIST por në vend të picave shpërndanin KOKAINE. Si u pikasën nga policia tre të rinjtë nga Tirana… (EMRAT)
Home
Breaking News

Punonin MOTORRIST por në vend të picave shpërndanin KOKAINE. Si u pikasën nga policia tre të rinjtë nga Tirana… (EMRAT)

12 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Operacion policor i koduar “Pizza Porosi” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit arreston tre të rinj në Tiranë.

Policia sqaron se të rinjtë u arrestuan pasi shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Uniformat blu bëjnë me dije se më datë 11.07.2018, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pizza Porosi” arrestuan shtetasit :

– Gersi Çeça, 28 vjeç, banues në Tiranë

– Renaldo Dalipi, 25 vjeç, banues në Tiranë

– Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë

Për shtetasit e mësipërm disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.

Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë

– Automjet tip “Audi”

– Motori i Picerisë

– Tre aparate celular

– Fishekë

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve” parashikuara nga nenet 283/2 dhe 278/2, të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKOHET rruga e Kavajës, mjetet kanë ndaluar në vend
Previous article MASHTROI QINDRA SHQIPTARE/ Bileta për udhëtime nga Zvicra e Gjermania, arrestohet pronari i kompanisë që...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT