• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUNIMET PËR HEKURUDHËN TIRANË-DURRËS, NISIN NË KORRIK/ Shkreli: Në garë janë 6 kompani të huaja
Home
Sociale

PUNIMET PËR HEKURUDHËN TIRANË-DURRËS, NISIN NË KORRIK/ Shkreli: Në garë janë 6 kompani të huaja

3 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Në fund të korrikut mund të fillojnë punimet për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e një zgjatimi të ri Kashar-Rinas. Zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli thotë, nëse nuk ka vonesa, në verë nënshkruhet kontrata.

“Nga pikëpamja teknike, nëse nuk kemi vonesa, që vijnë si rezultat i ankimimit të kompanive dhe kohërave që zgjasin këto ankimime në entet përkatëse, kontrata duhet të nënshkruhet në verë të këtij viti. Dhe nëse ne e nënshkruajmë kontratën në fund të qershorit, punimet nisin në fund të korrikut”, u shpreh Shkreli.

Në garë për këtë projekt që kap vlerën e vlerën e 90.5 milionë eurove, ku pjesa më e madhe do të paguhet nga BERZH, janë 6 kompani të huaja. Shkreli shprehet se pas datës 10 mars fillon shqyrtimi i ofertave ekonomike.

“Këto 6 firma në këtë moment, komisioni është duke iu vlerësuar ofertat teknike të tyre. Pra, mënyra se si ata do të operojnë në këtë projekt kaq të rëndësishëm hekurudhor, proces i cili ka ecur normalisht dhe brenda 10 ditëve të para të muajit mars, fillon shqyrtimi i ofertave ekonomike. Do pritet një raport nga ana e BERZH, e cila monitoron të gjithë procesin”, shpjegon zëvendësministri.

Ndërkohë referuar kritikës së Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se Ministria e Financave nuk ka akorduar fondin e shtetit shqiptar parashikuar për këtë projekt, Shkreli thekson se pagesa për TVSH-në e projektit do të jepet nga buxheti, pasi është gjetur konsensusi mes dy ministrive.

“Pjesa e TVSH-së do të jepet nga buxheti i shtetit. Ky fond do të alokohet shumë shpejt nga Ministria e Financave”, thotë Shkreli.

Po ashtu zëvendësministri shpjegon se hekurudha do të jetë e rrethuar nga të dyja anët, në mënyrë që të mos kalojnë qytetarët. Sipas tij është gati edhe fatura për shpronësimet që do të kryhen për këtë projekt. /e.s/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT ME VESHJEN E SAJ NË "PITER PAN"/ Hera e parë që Alketa Vejsiu shfaqet kështu (FOTOT)
Previous article KOSOVË/ Ramush Haradinaj: Ftesa e Albin Kurtit për takim, ishte fyerje për mua

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT