• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUNIMET NË TUNELIN E SKËRFICËS DREJT PËRFUNDIMIT/ Aksi Kardhiq-Delvinë hapet për qarkullim më 2 korrik
Home
Politikë

PUNIMET NË TUNELIN E SKËRFICËS DREJT PËRFUNDIMIT/ Aksi Kardhiq-Delvinë hapet për qarkullim më 2 korrik

5 June, 2022 s.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi inspektuan nga afër fazën e fundit të punimeve në tunelin e Skërficës. Punimet janë drejt fundit dhe aksi Kardhiq-Delvinë do të hapet për qarkullimin e automjeteve më 2 korrik.

“Tuneli është në fazën e fundit të betonimit. Jemi në proceset e vendosjes së rrjetit elektrik, ndriçimit, vendosjes së sistemit elektro-mekanik që janë ventilatorët. Na kanë ngelur jo më shumë se 200 metra për të dalë në anën tjetër të tunelit, i gjithi i betonuar. Është një tunel me gjerësi 11 metra, me lartësi 5 metra dhe ka dy korsi nga 3.75 metra të asfaltuara, plus pankina 1.25 metra të asfaltuara dhe ato me dy trotuare anësore me 0.75 metra”, tha Evis Berberi, Drejtor i ARRSH.

Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë, duke shtuar se ndërtimi i këtij segmenti, jo vetëm shkurton distancën drejt bregdetit, por i jep një zhvillim të madh turizmit.

“Me përfundimin e këtyre metrave të fundit që kanë mbetur për betonim ne kalojmë në pjesën tjetër, atë të asfaltimit të aksit hyrës dhe aksit dalës të këtij tuneli dhe të të gjithë tunelit, vijëzimin dhe gjithçka tjetër do të duhet. Ka pasur një pritje shumë të gjatë nga të gjithë qytetarët, të gjithë vizitorët, bizneset, kompanitë turistike për këtë aks lidhës, kështu që çdo ditë që dorëzohet para aftit do jetë shumë e vlerësuar nga të gjithë”, tha Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Me të vërtetë ecuria e punimeve të infrastrukturës është e mirë. Të gjitha projektet që kemi nisur po dorëzohen njëra pas tjetrës. Projektet që kanë nisur rishtazi po ecin ashtu siç duhet, por nuk duhet harruar që sot kostot e këtyre ndërtimeve kanë kapërcyer në shifra që nuk kanë qenë të parashikuara dhe kjo s’ka lidhje vetëm me Shqipërinë, por ka lidhje me mbarë botën duke nisur nga elementi më i rëndësishëm, lënda e pare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHANSE PËR ARMËPUSHIM? Analiza e DW: Si mund të marrë fund lufta në Ukrainë?
Previous article "RUSIA TË MOS POSHTËROHET..."/ Ukraina i përgjigjet presidentit Macron: Po poshtëroni veten

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT