Hapet njëri krah i segmentit nga TEG-u te tuneli i Kërrabës i aksit Tiranë-Elbasan.
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar hapja e këtij segmenti është bërë mëngjesin e sotëm, ndërsa sot festohet Dita e Verës.
Qytetarët udhëtojnë sot në segmentin e ri drejt Elbasanit. Sakaq, sot në Elbasan do të zhvillojë një vizitë edhe kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se punimet e këtij aksi kanë nisur tetë vite më parë.



