Viti 2019 po mbaron e punët e mira që u bën gjatë tij ishin jo pak por shumë të vlefshme për qytetarët shqiptarë.
Vlen të permendet se nisma më e fundit e qeverisë, është ajo e sporteleve që do të zhvendosen online prej 1 janarit të 2020. Nga ana tjetër, një prej lajmeve të mira që morem kete fundvit ishte ajo e amnisteve për gratë.
Më në fund, studentet shqiptarë u pajisen gjatë ketij viti me kartat e studentit. Pas shumë debatesh e polemikash, Shqipëria ka sot një prej stadiumeve më të mirë e modern në rajon që u finalizua me një ceremoni te jashtezakonshme gjatë këtij viti.
E po kështu, vendi u vizitua gjatë verës nga 1 milionë turistë!
ALPEnews.al ju sjell disa prej lajmeve të mira që la pas 2019, duke shpresuar se viti i ardhshëm të ketë edhe plot të tjera.
Festat e fundvitit, gratë përfitojnë nga amnistia
Kryeministri Edi Rama, njoftoi se Këshilli i Ministrave do të miratojë një vendim që lidhet me amnistinë për festat e fundvitit, ku perfitueset kryesore do të jenë gratë.
Inagurohet stadiumi “Air Albania”
Karta e studentit
“Pakti për Universitetin” bën të mundur për herë të parë shpërndarjen e kartave të studentit.
Shëtitorja e re e Sarandës
Nisi në shtator puna për shetitoren e re të qytetit të Sarandës
Viziton Shqipërinë, turistja e 1 miliontë
/ALPEnews.al







