• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUNËSOHEN 36 MJEKË TË RINJ/ Manastirliu: Me portalin “Mjekë për Shqipërinë”…
Home
Sociale

PUNËSOHEN 36 MJEKË TË RINJ/ Manastirliu: Me portalin “Mjekë për Shqipërinë”…

22 July, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Përfundon konkursi i parë për mjekët nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”  Pas përfundimit të dy fazave të konkurimit, 36 mjekë të rinj janë punësuar në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend, nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”. “Çfarë u tha, u bë. Nëpërmjet kësaj platforme unike punësimi për mjekët ne i mundësojmë sot çdo mjeku familje dhe mjeku specialist, garancinë për t’u punësuar në sistemin publik shëndetësor me transparencë dhe sipas meritës.” – u shpreh Manastirliu gjatë takimit me 36 mjekët e rinj të sapo punësuar, pas përfundimit të konkursit të parë të zhvilluar nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Manastirliu garantoi mjekët e rinj se ata do të punojnë në kushte të përmirësuara në qendrat shëndetësore, spitale rajonale dhe bashkiake, falë investimeve të qeverisë në sistemin shëndetësor. “Ju do të shkoni të punoni në qendra shëndetësore, spitale rajonale dhe bashkiake në kushte tërësisht të përmirësuara, që ndryshojnë si nata me ditën me pak vite më parë” – tha Manastirliu.

Në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, gjatë konkursit të parë aplikuan 70 mjekë, nga të cilët 19 mjekë specialistë dhe 51 mjekë të përgjithshëm. 36 mjekët e shpallur fitues do të punësohen në qendra shëndetësore në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, si edhe në spitalet e Durrësit, Lushnjes, Kurbinit si dhe në spitalet universitare “Shefqet Ndroqi” dhe në spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

“Nuk ka më kthim mbrapa, rekrutimi i burimeve njerëzore si për mjekët ashtu edhe për infermierët do të jetë nëpërmjet portaleve përkatëse, pasi është e vetmja mënyrë për t’u punësuar në sektorin shëndetësor publik. Portali “Mjekë për Shqipërinë” përmban informacion për vendet vakante në sistemin shëndetësor publik, mundësi për mjekët vullnetarë, punësimin me bonus, aplikimin për praktikat klinike për studentët e Mjekësisë, etj. Brenda muajit Shtator do të shpallen pozicionet e reja të krijuara në sistemin publik shëndetësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1 MILION STËRLINA NË JAVË/ Zbulohet oferta e pabesueshme për Bale
Previous article I BIRI NË KËRKIM PËR VRASJE/ Mustafa Lici shfaqet me Kujtim Gjuzin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT