• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PUNËSIM NË GJERMANI/ Qeveria, “trajnime” ja si do të përgatiten emigrantët
Home
Ekonomi

PUNËSIM NË GJERMANI/ Qeveria, “trajnime” ja si do të përgatiten emigrantët

26 August, 2018 k.autor Ekonomi

Rreth 2 mijë qytetarëve në vit do t’u ofrohet mundësia për t’u këshilluar në qendra këshillimi si të migrojnë në rrugë të ligjshme dhe të punësohen në Gjermani.

Pritet së shpejti që në vend të ngrihen sportelet e këshillimit, që do të ofrojnë informacion për rrugët e ligjshme të migracionit të punës në Gjermani. Po ashtu qytetarët do të marrin informacion për arsimin dhe formimin profesional e perspektivat e tregut të punës në Gjermani.

Është ky projekti i ri i qeverisë “Këshillimi për migracionin në Shqipëri”, që do të realizohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, pjesë e Programit Global “Migracioni për Zhvillim” të autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, të cilat, që prej 23 dhjetorit 2015 janë autorizuar të zhvillohen edhe në Shqipëri.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Gjermaninë, u miratua nga qeveria shqiptare dhe i ka kaluar për ratifikim Kuvendit. Afati i zbatimit të projektit do të jetë deri në nëntor të vitit 2020. Zbatuese të projektit do të jenë Ministria e Financave dhe GIZ.

MARRËVESHJA

Qeveria i ka nisur për miratim Kuvendit marrëveshjen me Gjermaninë për nisjen e projektit “Këshillimi për migracionin në Shqipëri”. Referuar relacionit të marrëveshjes, realizimi i projektit synon ngritjen e qendrave të këshillimit për orientim të qytetarëve se si të migrojnë në rrugë të ligjshme në Gjermani, si dhe trajnimi për punësim.

“Projektligji ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes, e cila synon forcimin e kontributeve të migrantëve për zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës dhe përmirësimin e kushteve kuadër për migracionin e ligjshëm në vendet e përzgjedhura partnere.

Ky objektiv do të ndiqet në mënyrë aktive në këto fusha veprimtarie: Këshillimi për migracionin: lufta kundër migracionit të parregullt, nëpërmjet rritjes së mundësive të marrjes së informacionit për rrugët ligjore të migracionit për migrantët e mundshëm, me anë të këshillimit për migracionin; marrja e informacionit lidhur me perspektivat e arsimimit dhe të tregut të punës për migrantët e mundshëm dhe të kthyerit”, thuhet në relacion. Por nga ana tjetër, ky projekt synon lehtësimin e emigrantëve në vend, pra, riintegrimin e tyre.

Për realizimin e projektit do të hartohet edhe një strategji për marrëdhëniet me publikun për sportelet e migracionit se dhe një dokumenti strategjik për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për politikëbërjen për migracionin e punësimit të orientuar ndaj zhvillimit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kastrioti-Skënderbeu/ Korçarët fitojnë pjesën e parë, vendosin Demte dhe perla e Bregut (VIDEO)
Previous article DUAN TITULLIN/ Arrihet marrëveshja, Dortmund huazon SUPER sulmuesin e BARÇËS

k.autor

Postime të ngjashme

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave Ekonomi

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT