Zyrtarët në Rusi kanë mbetur pa shpjegim për një fenomen të ndodhur së fundmi që e ktheu ditën në natë.
Një re masive errësoi ditën brenda disa orëve duke tmerruar banorët në një zonë më të madhe se Britania. Ngjarja ka ndodhur në regjionin Yakutia dhe sa i përket errësimit të qiellit u hodhën disa pretendime të ndryshme.
Disa e shpjegonin fenomenin me pluhurin e shpërndarë në atmosferë si pasoje e përplasjes së ndonjë meteoriti me Tokën, disa të tjerë thoshin se dita u errësua si pasojë e testimit të disa armëve sekrete nga Kremlini.
Për disa nga vendasit ishte UFO e ndërsa të tjerë më supersticiozë mendojnë se e gjithë kjo ishte vepër e djallit.
Ndërkohë deri më tani, qendra për mbrojtje në Moskë dhe meteorologët, nuk kanë dhënë ende asnjë shpjegim për errësirën e papritur që zgjati nga ora 11:30 deri në 14:00.








