• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PUNA MË MBAN GJALLË”/ Këpucari tiranas 82-vjeçar që gjen forcë tek zeja e tij në zhdukje
Home
Intervista

“PUNA MË MBAN GJALLË”/ Këpucari tiranas 82-vjeçar që gjen forcë tek zeja e tij në zhdukje

12 August, 2022 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Në një dyqan të vogël te vendosur në një rrugicë që degëzon nga rruga ‘Siri Kodra’ në Tiranë, 82-vjeçari Sefer Fusha ushtron prej 22 vitesh profesionin e këpucarit.

Babaxhan dhe mikpritës, Seferi më fton për kafe dhe tregon me zemër të hapur peripecirat e jetës së tij dhe dashurinë për zejin e tij në zhdukje.

“Unë kam punuar 37 vjet marangoz në kombinat tekstil. Punoja dhe punë private, bëja rafte dhe krevate, dhe dhoma gjumi, kur dola në pension hapa këtë këpucari timen”, tregon me krenari Seferi për BIRN.

Pavarësisht moshës, Seferi preferon t’i kalojë mëngjeset e tij i zënë me punë. Prej orës 9:00 deri në 12:00 të paradites, 82-vjeçari hap dyqanin e tij të këpucarisë dhe njëkohësisht takon miq dhe të njohur të cilët kalojnë aty pranë për të shkëmbyer ndonjë bisedë.

 

 

“Artizamët e Tironës kanë qenë të gjithë në Pazar të Vjetër”, kujton Seferi me nostalgji.

“Baba im punote tek Pazari i Vjetër, por Enveri e prishi Pazarin e Vjetër. Pse duhet ta prishnin, ta kishin bërë muze. Pse e prishi…”, përsërit Seferi, duke shprehur qartë mallin e tij për tregun artizan të asokohe, dikur zemra që rrihte e kryeqytetit.

Sipas Seferit, me ardhjen e brezit të ri, traditat e zejtarisë dhe artizanëve po shkojnë drejt zhdukjes.

“Tani nuk ka më artizanë apo zejtarë, tani janë të gjithë dembela”, thotë ai duke qeshur.

“Unë kam qenë gjithmonë i shkathët, nuk kam ndenjur asnjëherë pa punë,” tregon Seferi. “Dikur merrja 7 mijë lekë rrogë”, shtoi ai, duke kujtuar se prindërit e kanë edukuar që të vogël të mos rritej dembel.

Përtej pensionit modest, Seferi tregon se zanati i tij arrin t’i sigurojë mbulimin e shpenzimeve personale të përditshme.

“Mua nuk më pëlqen të rri kot gjithë ditën në kafe apo në shtëpi”, tha 82-vjeçari. “Puna më mban gjallë”.

“Nga kjo punë në rradhë të parë nxjerr shpenzimet e mia; një kafe, një paketë cigaresh; një gotë raki. Nuk më pëlqen të rri kot në kafe”, tregon Seferi për BIRN.

Sipas Seferit, që prej vitit 1990, kur ai ka dalë në pension, ai ia ka përkushtuar ditët e tij zanatit të këpucarisë.

“Kam 22 vjet që kam dalë në pension dhe që kam hapur këtë dyqan i cili më mban gjallë”, tregon Seferi për BIRN. “Erdhi kjo kohë, thash çfarë do bëj çfarë do bëj, po hap këtë dyqan”, shtoi për vendimin për t’iu dedikuar këpucëve.

Edhe pse sipas Seferit fëmijët e tij nuk ishin dakort që ai të hapte këpucarinë dhe të lodhej ‘në këtë moshë’, ai nuk u ndal.

“Ne jemi mësuar me punë. Regjimi i dikurshëm ka patur dy gjëra të mira: punësimin dhe qetësinë –  gjithkush ishte i punësuar dhe kudo kishte rregull”, tregoi zejtari.

“Unë nuk rri dot pa punë, kam ventilatorin dhe televizorin këtu, kaloj 3-4 orë dhe punoj njëkohësisht”, tha ai.

“Traditat janë shumë të rëndësishme, në asnjë vend të botës nuk i zhdukin traditat, këtu po i zhdukin”, përfundoi Seferi me nostalgji për të kaluarën, për zejet e vjetra dhe për zakonet e vjetra tiranase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKËR NË MALIN E ZI/ Pas sherrit në familje, i riu vret 10 persona dhe plagosi 11 të tjerë
Previous article STUDIMI/ Mund ta keni kaluar COVID-19 shumë lehtë, por ja rreziku që mund të paraqesë një vit më pas

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT