lli Manjani ka cituar kryetaren e partisë së tij, Monika Kryemadhi, e cila ka deklaruar se “këtë dekadë merr fund Rilindja e të këqijave dhe Rama bashkë me to.”
Manjani shprehet se është dakord me Monikën, por problemi është se dekada sapo ka nisur dhe nëse nuk bëhet gjë më shpejt, as këtë dekadë nuk bëjnë dot gjë kundër Edi Ramës.
“Jam dakord me Monikën, kur thotë se “këtë dekadë merr fund Rilindja e të këqijave dhe Rama bashkë me to.”
Puna është se dekada ka 10 vite. Deri tani ka kaluar vetëm 5 ditë nga këto 10 vite…
Nëse s’bëhet dot gjë më shpejt, as dekada s’ka çfarë bën hiç”, shkruan Manjani.


