• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Puna e ëndërrave në Maldive/ Resorti luksoz kërkon shitës librash
Home
Jetë

Puna e ëndërrave në Maldive/ Resorti luksoz kërkon shitës librash

20 August, 2018 k.autor Jetë

Puna më e mirë në botë? Një resort luksoz në Maldive kërkon një shitës librash. Paga ndoshta nuk është edhe aq e mirë, por përfitimet e tjera nuk kanë të krahasuar.

Filip Blekuell, pasardhës i një familjeje librashitësish, ka nevojë për një shoqërues, për atë që mund të jetë dyqani i librave më i humbur dhe që ndodhet në resortin luksoz Soneva Fushi, në Maldive. “Nëse do të isha 25 vjeç, do ta bëja vetë këtë”, thotë Blekuell.

Aplikanti i suksesshëm do të nënshkruajë një kontratë për minimumi tre muaj, kohë gjatë të cilës duhet edhe të kujdeset për një blog argëtues që do të shpalosë jetën e një shitësi librash në një ishull të shkretë dhe me një listë personalitetesh të famshme.

Aplikantët duhet të kenë pasion librat, duhet të jenë të aftë të angazhojnë vizitorë të të gjithë moshave, të argëtojnë fëmijë duke u treguar histori dhe të organizojnë kurse krijuese për miqtë.

“Ne duam dikë në terren që është krijues dhe frymëzues dhe që mund të bëjë më shumë njerëz të ndajnë kënaqësinë e leximit, që është diçka që njerëzit i gëzohen kur janë me pushime”, thotë Blekuell.

I përzgjedhuri do të jetojë në afërsi të resortit elitar, që cilësohet se ndodhet në mesin e plazheve mahnitëse, me rërë të butë si dëborë. Vilat në resort kanë një çmim nga 2 mijë dollarë për një natë në një dhomë teke deri në 26 mijë dollarë nata për një rezidencë me 9 dhoma gjumi, të pajisura me pishina, spa, sauna etj.

Libraria ndërkohë është një eksperiment për Blekuell që menaxhon një zinxhir librarish me emrin e tij, në Britaninë e Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZBRAZET" PLAZHI I KUNËS/ Ndotja largon pushuesit. Pronarët e bizneseve: Kemi falimentuar
Previous article TRONDITET JUVENTUSI/ Portieri bardhezi tregon se cili është objektivi kryesor

k.autor

Postime të ngjashme

EMRI I TIJ DOLI NË DOSJET EPSTEIN/ Gjendet i vdekur agjenti francez i modës Jetë

EMRI I TIJ DOLI NË DOSJET EPSTEIN/ Gjendet i vdekur agjenti francez i modës

TRAGJIKE NË SPANJË/ 13-vjeçari ndërron jetë gjatë festimeve të fitores në Kupën e Botës, u zu nën rrënoja… Jetë

TRAGJIKE NË SPANJË/ 13-vjeçari ndërron jetë gjatë festimeve të fitores në Kupën e Botës, u zu nën rrënoja…

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë! Jetë

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT