• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUKA/ Destinacioni i mbi 6 mijë turistëve në qershor-shtator të këtij viti
Home
Ne sytë e të huajve

PUKA/ Destinacioni i mbi 6 mijë turistëve në qershor-shtator të këtij viti

5 October, 2019 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Qyteti verior i Pukës, i cilësuar një aventurë e bukur turistike e çdo stine, është kthyer në qendër atraksioni turistik për vizitorët vendas e të huaj.

Zyra e turizmit në bashkinë e Pukës, tha për ATSH-në se “përsa i përket numrit të turistëve të huaj dhe vendas, të cilët kanë vizituar territorin e bashkisë Pukë, sipas të dhënave që kemi mbledhur nga operatorët turistikë rezulton se gjatë periudhës qershor-shtator Puka është vizituar nga mbi 6 mijë turistë vendas e të huaj”.

“Nga këta vetëm 4 416 turistë u akomoduan në hotelet dhe bujtinat e qytetit, rreth 1 mijë turistë qëndruan periferi të qytetit apo fshatra me rulotat e tyre. Ndërsa guidat ditore të turistëve në qytet raportojnë se gjatë verës që lamë pas kanë kanë pritur rreth 1 mijë pushues, kryesisht të rinj që kanë zhvilluar ture ditore”, thekson zyra e turizmit.

Rreth 2 500, shton ajo, kanë qenë turistë të huaj, nga vende të ndryshme si Gjermania, Austria, Polinia, Çekia, Italia, etj, të cilët kanë vizituar pikat turistike dhe monumentet e shumta kulturore që qyteti ynë ofron.

Sipas zyrës së turizmit, këta janë pushues, të cilët kanë kaluar të paktën një natë në Pukë pa llogaritur pastaj dhe guidat e ndryshme që kanë ndërmarrë, ture një-ditore, apo turistët me rulota që janë stacionuar në zonat pyjore të bashkisë Pukë, si mali i Krrabit, Tërbuni dhe Munella.

Kush shkon në Pukë një herë, ka dëshirë që të mos e lërë me aq, pasi do që të shkojë gjithmonë. Resurset e saj turistike janë të shumta dhe nuk mund të shfrytëzohen në pak kohë.

Zonat më të vizituara nga turistët në territorin e bashkisë Pukë rezulton të jenë shpellat, kryesisht Shpella e Kaurrit dhe ajo e Kolikës, masivet pyjore të Munellës, Krrabit dhe Tërbunit, Qelza, Levrushku, brigjet e Liqenit të Komanit, Mrizi i Memajve, Shkëmbi i Zanave, Intenerari i ecjes në këmbë Pukë-Tërbun-Gojan, Muzeu Etnokulturor i qytetit, Muzeu “Migjeni”, Shtatorja e Millosh Gjergj Nikolla “MIGJENI” në qendër të qytetit, rrënojat e Kishës së Shën Palit në Kabash, etj.

Qyteti i Pukës ndodhet në veri të Shqipërisë në një lartësi prej 838 metrash mbi nivelin e detit, duke përbërë një prej qyteteve më të lartë të vendit.

Pranë qytetit ndodhen pika malore me mundësi për zhvillimin e këtij lloji turizmi. Qyteti shquhet për ajrin e pastër duke qenë se rrethohet edhe nga një pyll pishash prej 400 hektarësh. Pranë qytetit ka dhe një pistë natyrore ku mund të ushtrohen rrëshqitjet me ski. Gjithashtu ajo shërben si një bazë e mirë për ushtrimin e alpinizmit në malin e Munellës dhe në bjeshkët e Tërbunit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM NË TELEVIZION/ Këta janë VIP-at të cilët kanë dhe "VLOGG'' në You Tube (VIDEO)
Previous article VRAU VJEHRRËN DHE I TREGOI HOXHËS/ Flet Marjana Çmeta: Më duket si histori e dikujt tjetër (FOTO NGA GJYQI)

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT