• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PUÇ PRESIDENCIAL”/ Ilir Meta kërkoi ngritjen e Kushtetueses, me gjykatës që i këputi vetingu
Home
Politikë

“PUÇ PRESIDENCIAL”/ Ilir Meta kërkoi ngritjen e Kushtetueses, me gjykatës që i këputi vetingu

22 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ilir Meta ka sulmuar disa herë ndërkombëtarët dhe Ramën për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se ajo nuk është ngritur për shkak të presioneve të mazhorancës ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe tërheqjes së ekspertëve të Euralius dhe OPDAT.

Por, le të shohim një verifikim të informacioneve që serviren nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Le t’i marrim me radhë! Kreu i shtetit deklaroi se sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit.

Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED), bën vlerësimin, renditjen dhe listimin e kandidatëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhen apo emërohen nga lista e hartuar nga KED, ku:

– tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës;

– tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, dhe

– tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Por, Ilir Meta tha se KED është bllokuar si në vitin 2017, ashtu edhe në vitin 2018 nga mazhoranca me presion që të mos bëjë verifikimin e kandidatëve për të plotësuar vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Nga verifikimi, rezulton se mazhoranca ka ngritur në atë kohë pretendimin se para se të ushtrojnë detyrat e veta, anëtarët e KED duhet të kalojnë vettingun.

Pra, para se të verifikojnë kandidatët për Gjykatë Kushtetuese, duhet të jenë vetë të pastër.

Për këtë arsye, kemi verifikuar nëse anëtarët e KED të vitit 2017 dhe të vitit 2018, a kanë kaluar vettingun, duke qenë se ky organ zgjidhet një herë në vit.

Sa i përket Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2017, rezulton se me short në janar të atij viti janë zgjedhur 12 veta, nga të cilët rezulton se sot vetëm 4 prej tyre janë në sistemin e drejtësisë, pasi tetë të tjerë ose janë shkarkuar, ose kanë dhënë dorëheqjen para se të japin llogari në vetting. Konkretisht si më poshtë:

KED 2017

Besnik Imeraj, dha dorëheqjen para vettingut, dosja e tij e referuar në prokurori

Vladimir Kristo, dha dorëheqjen para vettingut

Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësues, e shkarkuar

Mirela Fana, dha dorëheqjen para vettingut

(Artan Zeneli, anëtar zëvendësues), i shkarkuar

Rovena Gashi, e shkarkuar

Gentian Trenova, i shkarkuar

Fatjona Memçaj (zëvendësuese), e konfirmuar në detyrë

Brikena Ukperaj Lubonja, e konfirmuar në detyrë

Ervin Metalla, i shkarkuar

Kastriot Selita, i konfirmuar në detyrë

Gentian Medja, i konfirmuar në detyrë, por është ankuar OMN

Po ashtu, situata rezulton e tillë edhe për KED në vitin 2018, ku sipas verifikimet të realstory.al rezulton se nga 11 anëtarët e zgjedhur, 8 prej tyre janë shkarkuar nga detyra dhe nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

KED 2018

ARTAN BROCI, i shkarkuar

ALTINA XHOXHA, e shkarkuar

ROVENA GASHI, e shkarkuar

GENTJAN TRENOVA, i shkarkuar

FAJTONA MEMÇAJ, e konfirmuar

ENTON DHIMITRI, i konfirmuar

FATOS QATO, i shkarkuar

AHMET JANGULLI, i shkarkuar

VITORE TUSHA (anëtar zëvendësues), e konfirmuar

SHKËLZEN SELIMI (anëtar zëvendësues), i shkarkuar

SOTIRAQ LUBONJA (anëtar zëvendësues), i shkarkuar

Pra, në të dy rastet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rezulton se shumica e tyre janë shkarkuar nga vettingu, duke i dhënë të drejtë mazhorancës se para se ata të verifikonin kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duhet të verifikoheshin për vete.

Por, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka qenë i vendosur të ngrejë një Gjykatë Kushtetuese me anëtarë që do të verifikoheshin nga njerëz që sot janë nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, duke i dhënë kështu një goditje të fortë reformës në drejtësi. Një goditje që për fat, nuk ndodhi.(Real Story)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BIRI NË KËRKIM PËR VRASJE/ Mustafa Lici shfaqet me Kujtim Gjuzin (FOTO)
Previous article ORË "ROLEX" DHE PUSHIME ME HELIKOPTER PRIVAT/ Ilda tregon ku i gjen lekët

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT