• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKONTE VIDEO ME PISTOLETA/ Ja kush është 21-vjeçari që vrau Xhulio Prelën (FOTO+EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKONTE VIDEO ME PISTOLETA/ Ja kush është 21-vjeçari që vrau Xhulio Prelën (FOTO+EMRI)

21 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Brilant Martinaj, i shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prelës, nuk është një emër i panjohur. Dy vite më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç, Brilanti shfaqej në video në rrjete sociale duke udhëtuar me makina luksoze me shpejtësi të lartë, si dhe duke mbajtur me vete armë zjarri.

Udhëtimi i tij gjithashtu shoqërohej me megafon si ato të Policisë, duke bërë thirrje që makinat e tjera t’i hapnin rrugën.

Në një tjetër video të publikuar në profilin personal të Brilantit, shikohet një bisedë me një polic rrugor, të cilin 18-vjeçari e pyet nëse e njeh se kush është, pa iu dridhur qerpiku, edhe pse në automjet mbante armë apo shpejtësia me të cilën udhëtonte ishte e lartë.

Polici tërhiqet nga ndalimi, shkëmben disa batuta me të riun dhe më tej e lë të vijojë i qetë udhëtimin. Sakaq, Brilant Martinaj mësohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm për faktin se natën e krimit, në 5 dhjetor 2020, ai rezulton të ketë lëvizur me makinë pikërisht në aksin rrugor ku u vra Xhulio Prela.

Disa ditë pas ngjarjes, Brilant Martinaj është larguar në drejtim të Turqisë. Policia njoftoi se Prela dhe 2 autorët e dyshuar, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks, teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

26- vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI I RI I COVID-19/ Merkel i telefon Macron, Europa mund të kthehet në fortesë të mbyllur
Previous article "KISHA DYSHIMET E MIJA, NËSE..."/ Flet mjekja e parë shqiptare që mori vaksinën e Pfizer: Kuptova që efektet anësore ishin...

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT