Nga sheshi ‘Skënderbej’ kryeministri Rama njoftoi përgatitjet e fundit për eventin Giro d’Italia të cilin e cilësoi si xhiron legjendare që të gjithë do të kenë mundëisnë ta shijojnë në tokën tonë. Më tej, Rama tha se Shqipëria, Europa e Ballkanit do të tregojë shkëlqimin e vetë në sytë e mbarë botës.
Ai e cilëson eventin sportiv si një ngjarje fantastike, që do shfaqë Shqipërinë në 200 televizione të botës si Europën e Ballkanit.
“Ja, këtu në sheshin Skënderbej, ku nga njëra anë po përgatitemi për të mikpritur të gjithë Europën më 16 maj, por ndërkohë po përfundojmë përgatitjen e madhe të Giro D’Italia (La grande partenza) të Xhiros së Italisë pas 48 orësh.
Një event fantastik për 200 televizione në mbarë botën, që do të shfaqë Shqipërinë Europën e Ballkanit. Dhe jam shumë i lumtur që në 3 ditë me radhë Shqipëria do të tregojë të gjithë shkëlqimin e vetë në sytë e mbarë botës.
Dhe nga ana tjetër, shqiptarët e të gjitha moshave, po sidomos fëmijët do shijojnë xhiron legjendare të Italisë, këtu në tokën tonë”, shprehet kryesocialisti me video-postimin e tij të shkurtër në rrjetin social Facebook.


