Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite në rrjete sociale pamje nga qyteti i Vlorës, ku po merr formë Parku i Shtëpisë së Pavarësisë.
“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një hapësirë e re surprizuese për Vlorën e Rilindur turistike”, shkruan Rama.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është projekt i Rilindjes Urbane të qytetit bregdetar të Vlorës, në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti.
Kjo do të lidhë bulevardin e ri ‘Ismail Qemali’ me Lungomaren.







