Veç atyre që tashmë njihen dhe që presin çdo vit me mijëra vizitorë, Shqipëria ka vende shumë të bukura turistike që akoma nuk janë eksploruar aq sa duhet.
Një destinacion i tillë i mrekullueshëm është edhe Ishulli i Shurdhahut, një ishull në lumin Drin, ku ndodhet qyteti mesjetar i Sardës.
E pikërisht me pamjet e kësaj bukurie të rrallë, kryeministri Edi Rama ka uruar mirmëngjes, ndërsa thotë se Ishulli i Shurdhahut është një destinacion spektakolar për t’u vizituar.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të ishullit të Shurdhahut (Sarda) në lumin Drin një destinacion spektakolar për tu vizituar, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.


