• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKON HARTËN/ Ministri grek: Ja si do të zgjerohemi në kufirin me Shqipërinë
Home
Nderkombetare

PUBLIKON HARTËN/ Ministri grek: Ja si do të zgjerohemi në kufirin me Shqipërinë

28 August, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i greqisë Nikos Dendias ia parashtroi dje projektligjin grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, sekretarit të NATO-s Stoltenberg dhe ministrave të Jashtëm të mbledhur në Berlin.

Dendias u tha gazetarëve se për këtë vendim ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Europian dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kjo çështje ishte në fokus të bisedimeve në Berlin, sipas tij.

Dendias tha se Greqia në këtë mënyrë do të ushtrojë një “të drejtë sovraniteti të patjetërsueshme” në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit si dhe aplikimin e vijës mesatare, ku distanca midis dy brigjeve është më pak se 24 milje.

Marrëveshjet e fundit për ndarjen e kufijve detarë të Greqisë me Egjiptin dhe me Italinë u miratuan dje nga parlamenti grek. Për Dendias, këto marrëveshje kanë rëndësi të madhe historike dhe politike.

Dendias pritet të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare për ndarjen e kufirit detar.

Vendimi për të zgjeruar zonën bregdetare greke në rajonin e Jonit nga 6 deri në 12 milje u njoftua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis nga Parlamenti i vendit fqinj, duke dërguar kështu edhe një mesazh në Turqi , e cila vazhdon të sfidojë Greqinë në Mesdheun Lindor.

“Unë po ju njoftoj sot se Greqia do të zgjasë zonën bregdetare në Perëndim nga 6 në 12 milje detare. Greqia po rritet. 

Të tjerët e kanë thënë, por ne jemi ata që e zbatojmë atë në praktikë. Në këtë mënyrë, në zonën detare, konkretisht atë të Ishujve në Jon, dhe Jon deri në Cape Tainaro në Peloponez, ne ushtrojmë një të drejtë të padiskutueshme sovrane, sipas nenit 3 të Konventës për Ligjin e Detit. 

Një e drejtë të cilën vendi ynë e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen në zonat e tjera detare,  dhe të cilën fqinjët tanë e kanë praktikuar tashmë. Duke respektuar Konventën për Ligjin e Detit dhe zbatimin e linjës së mesme”, u shpreh kryeministri Mitsotakis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3 SHQIPTARE NË MTV VMA! Bebe Rexha, Ava Max dhe Dua Lipa do ta djegin skenën e famshme!
Previous article "ÇFARË NIVELI KEMI ARRITUR NË SHOQËRI"/ Dojna Mema bie pre e grabitjes (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT