• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKON FOTOT NGA THUMANA/ Rama: Nuk ka krahasim me atë dje, kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur
Home
Politikë

PUBLIKON FOTOT NGA THUMANA/ Rama: Nuk ka krahasim me atë dje, kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur

24 February, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Thumana, për të cilën thotë se është e ndryshuar rrënjësisht nga ajo çfarë ishte pas tërmetit.

Rama thotë se Thumana është si Shqipëria, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, por ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit.

Sipas tij Shqipëria ka njëmijë arsye për të mos qenë të kënaqur, por ka një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme.

“Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare.

Thumana sot s’ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s’do ketë krahasim me këtë sonte – njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara.

Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht Elche-n dhe ngjitet në vendin e tretë. Askush si Messi në Europë
Previous article EUROPA LEAGUE/ Tottenham mposht me "POKER" Wolfsberger dhe siguron kualifikimin për në fazën tjetër

F.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT