• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PUBLIKOHET SHIFRA/ Mbi 1000 persona të punësuar në projektin e aeroportit të vlorës
Home
Ekonomi

PUBLIKOHET SHIFRA/ Mbi 1000 persona të punësuar në projektin e aeroportit të vlorës

28 July, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në fazën fillestare të tij do të sigurojë mundësi punësimi për 1000 persona.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük u shpreh në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Shqipëria është perla e papërpunuar e Mesdheut, Adriatikut dhe Ballkanit, por njëra nga pengesat më të mëdha në mobilizimin e potencialit të Shqipërisë janë nevojat në fushën e transportit”.

“Ne të gjithë e dimë se në vendet përreth Shqipërisë, qoftë edhe në ishuj dhe qytete të vegjël, ka aeroporte. Sigurisht që kjo ecuri për Shqipërinë nuk do të vazhdojë deri në pafundësi. Duket qartë se duhet filluar diku. Pas studimeve shkencore për fizibilitetin, ne përcaktuam se Vlora është pika më e përshtatshme për këtë fillim”, u shpreh ai.

Vlora, tha ambasadori turk, “ndodhet në një pikë kryqëzimi në aspektin turistik dhe ndoshta është qyteti më i bukur bregdetar i Ballkanit. E dimë se aeroporti në këtë qytet do të luajë rolin e dominosë në transformimin e turizmit në Shqipëri”.

“Ndërtimi i aeroportit të Vlorës është marrë përsipër nga një konsorcium turk, i përbërë nga tri kompani, i cili është duke ndërtuar aeroportin e ri të Stambollit, që do të jetë aeroporti më i madh në botë më kapacitet 200 milionë udhëtarë në vit. Këto kompani janë ndër kompanitë më profesionale turke dhe operojnë me cilësinë e nivelit më të lartë në arkitekturë dhe në ndërtim”, – u shpreh ambasadori Yörük.

Ky projekt, shtoi ambasadori i Turqisë, “në fazën e parë të tij, do të sigurojë mundësi punësimi për 1000 persona, por nuk është e vështirë të parashikosh se ai do të nxisë edhe projektet e tjera infrastrukturore dhe investimet në atë zonë dhe për pasojë do të luajë një rol serioz në zhvillimin e Shqipërisë”.

Në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, nënvizoi Yörük, “ne jemi të gatshëm edhe për projekte të tjera infrastrukturore si aeroporte, autostrada, viadukë, hidrocentrale, ura, tunele, hekurudha. Vendi ynë, ashtu si Shqipëria, ka një reliev të vështirë. Prandaj përvojën dhe akumulimin tonë në infrastrukturë mund t’ia transmetojmë Shqipërisë. Ne dëshirojmë me gjithë zemër duke u eleminuar mangësitë infrastrukturore të Shqipërisë, të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj”.

“Edhe ne lumturohemi kur vëllezërit tanë shqiptarë kanë rrugë, tunele, ura, hidrocentrale, spitale dhe shkolla moderne. Ne besojmë se vëllezërit tanë shqiptarë, që për vite janë ndeshur me pasojat më traumatike të komunizmit dhe që kanë vuajtur shumë, të meritojnë më të mirën”, – tha ambasadori i Turqisë në Tiranë.

“Ne inkurajojmë biznesmenët dhe investitorët turq veçanërisht, për të investuar në Shqipëri. U theksojmë se Shqipëria ka kushte të përshtatshme për të investuar. Natyrisht u flasim edhe për stabilitetin politik dhe ekonomik, sigurinë, lehtësitë fiskale dhe avantazhe të tjera. Zyra e kryekëshilltarit tregtar pranë Ambasadës sonë informon rregullisht investitorët tanë potencialë. Ne tregojmë kujdes për secilin prej tyre. U japim orientimet dhe informacionet e nevojshme për kompanitë që veprojnë në Shqipëri, pagat mesatare të punëtorëve, lehtësitë fiskale etj. Nëse është e nevojshme, bëjmë ndërmjetësime për takime të tyre me autoritetet shqiptare”,  theksoi ambasadori Yörük.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vitsel projekton rikthimin në Europë, 2 “gjigandë” pas mesfushorit belg
Previous article VRAU NJË PERSON DHE U DËNUA ME BURG/ Familjarët e Gazmir Dacit: Hera e PESTË që na vendosin...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT