• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKOHET RAPORTI/ Perëndimi e ekzagjeron për NDIKIMIN e Turqisë në Ballkan
Home
Nderkombetare

PUBLIKOHET RAPORTI/ Perëndimi e ekzagjeron për NDIKIMIN e Turqisë në Ballkan

13 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Frika europiane e ekspansionizmit turk në Ballkanin Perëndimor në realitet ka pak baza, thotë një publikimin i ri nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Nga Maja Zivanovic Frika europiane për ndikimin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor bazohet në një kuptim të ekzagjeruar të pushtetit dhe qëllimeve të Turqisë në rajon, thotë në një raport në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, ECFR, Asli Aydintasbas. “Turqia nuk është as alternativë dhe as aktori më i madh ekonomik në rajon. Ajo nuk kërkon të largojë Ballkanin Perëndimor nga BE-ja. As nuk e sheh veten si një kundërpeshë e Rusisë,” shkroi Aydintasbas në raportin “Nga mit në realitet: Si të kuptojmë rolin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor” i publikuar më 13 mars.

Ndërsa Turqia kërkon mundësi në rajon, ajo në fakt dëshiron që Ballkani Perëndimor të hyjë në BE dhe në NATO, argumenton gjithashtu raporti.

Aktivitetet e politikës së jashtme turke, projektet sociale, kulturore dhe mediatike, si dhe investimet ekonomike, janë rritur të gjitha me shpejtësi në rajon në dekadën e fundit. Eksportet turke në vendet e Ballkanit janë rritur me shpejtësi, sipas Dhomës së Eksportuesve Turq. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar prej kohësh të forcojë lidhjet me ish-tokat osmane në Ballkan, duke e vënë Ankaranë në konkurrencë me Rusinë dhe BE-në në rajon.

Liderët europianë kanë shprehur shqetësime lidhur me atë që ata e quajnë ndikim zgjerues i Turqisë në Ballkan në disa raste. Presidenti francez Emmanuel Macron vitin e kaluar i kërkoi Bashkimit Europian të promovojë ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se përndryshe vendet në rajon do të kthehen nga Rusia ose Turqia. Megjithatë, në raportin e tij Aydintasbas theksoi rëndësinë e ndarjes së realitetit të pushtetit të Turqisë në Ballkanin Perëndimor nga retorika e liderëve turq, e cila synohet kryesisht për konsum të brendshëm.

“Mos ngatërroni disa kurse gjuhe dhe ndërtesa të epokës osmane tek tuk me një vizion alternativ për rajonin. Perspektiva mbizotëruese për rajonin dhe rajonin është procesi i BE-së dhe nuk ka alternativë për këtë,” tha ai. Raporti pohon se Ballkani Perëndimor nuk është një prioritet për politikën e jashtme turke, e cila përqendrohet më shumë në marrëdhëniet me Europën dhe zhvillimet në konfliktin sirian.

Në vend që të konkurrojnë me njëra-tjetrën, shprehet Aydintasbas, Europa dhe Turqia duhet të zhvillojnë një marrëdhënie më të ngushtë kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Tirana-Laçi, Spektakolar Majkëll Ngo. Skuadra e Memës dyfishojnë shifrat
Previous article LIVE/ Tirana-Laçi, Zhbllokohet sfida, Ngo kalon në avantazh bardheblutë

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT