• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Publikohet RAPORTI ndërkombëtar i 2017-s: Shqipëria, burim kanabisi për BE-në
Home
Sociale

Publikohet RAPORTI ndërkombëtar i 2017-s: Shqipëria, burim kanabisi për BE-në

2 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve ka publikuar së fundmi raportin për vitin 2017, i cili bazohet në disa raporte mbi lëndët narkotike, substancat psikotrope, perkursorët dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm të drogave.
Në raport, rruga e ashtuquajtur ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Europën Lindore. Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, tranzit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Europën Qendrore e Perëndimore.

Në Ballkan janë ndërruar shpesh degët e mafies, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim.

Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Europa Perëndimore. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtësisht me ato në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi.

Megjithatë, bashkëpunimi ndërkombëtar me kandidatë dhe vende potencialisht kandidate për në BE, si për shembull me Shqipërinë, Bosnjen, Serbinë dhe Maqedonisë, vijon fuqishëm duke asistuar dhe zhvilluar më tej sistemet e tyre të brendshme të interceptimit, bazuar mbi kornizat ndërkombëtar.

Sa i përket kanabisit që përfundon në vendet e BE-së, ai shpesh kultivohet si brenda tyre, ashtu dhe përmes trafikut nga rajone të tjera. Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit që shkon në BE. Në vitin 2016, kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura u rrit shumëfish e kjo u raportua nga disa vende, si Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Në Shqipëri, gjatë vitit 2016, situata e kanabisit karakterizohej nga rritja e sipërfaqeve të kultivimit, shoqëruar me zgjerimin e rrugëve detare për trafikim dhe përpjekjet përmes rrugëve ajrore. Në vitin 2016, për shkak të sasisë të tepër të prodhuar, çmimi i kanabisit në Shqipëri ra në një nivel prej 100-400 eurosh për kilogram.

Sasia e kanabisit të sekuestruar në Shqipëri u rrit me 164% nga viti 2015 në vitin 2016, duke arritur një total prej 30 tonësh në këtë të fundit, krahasuar me 11.3 tonë të sekuestruara në vitin paraardhës. Gjatë kësaj kohe, çmimi i kanabisit të prodhuar në ferma ra 600-1300 euro për kg në vitin 2015, deri në 100-400 euro për kg në 2016-n.

Sa i përket trafikut të heroinës, transporti kryhet kryesisht përmes rrugëve tokësore, me synimin për ta shitur atë në tregjet e Europës Qendrore e Perëndimore, me kamionë, autobusë apo automjete private.

Greqia dhe Italia janë destinacionet kryesore të heroinës së trafikuar. Gjithnjë e më shumë heroinë e trafikuar është mbajtur në Shqipëri, për përdorim lokal. Sipas statistikave qeveritare mbi sekuestrimin e heroinës në vitin 2016, shihet një rritje e sasisë së sekuestruar me 57.3 kg (rritje 55%) krahasuar me 36.7 kg të kapura në vitin 2015. Çmimet me shumicë e pakicë mbeten thuajse identike me vitin paraardhës: 1 kg heroinë varion nga 16 mijë euro në 18 mijë euro. Në vitin 2016, çmimi mesatar për një gram heroinë në rrugë ishte 22 euro, por pastërtia e saj në treg të zi varion nga 1 deri në 15 për qind./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lajmi për të bëri bujë, Paloma rrëfen: Si dhe pse i "vura bombën" shkollës kur isha 15 vjeçe
Previous article FOTO/ Parashikimet e ekspertit italian: Ja ndeshjet që mund t’iu bëjnë me para sot

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë Aktualitet

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT