• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PUBLIKOHET RAPORTI/ FMN: Ja sa do të rritet ekonomia shqiptare në vitin 2019
Home
Ekonomi

PUBLIKOHET RAPORTI/ FMN: Ja sa do të rritet ekonomia shqiptare në vitin 2019

9 April, 2019 k.autor Ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7% në vitin 2019, duke u ngadalësuar ndjeshëm në raport me 2018-n, ku rritja vlerësohet në 4.2%.

Statistikat e reja të FMN-së janë publikuar në raportit e sotëm të “Pasqyrës Ekonomike Globale”.

Lajmet nuk janë të mira as nga ekonomia globale dhe sidomos ajo europiane, nga e cila ne varemi dukshëm, teksa FMN pret që rritja të jetë më e ulët për 70% të globit. Italia, drejt të cilës shkojnë gati gjysma e eksporteve shqiptare pritet të rritet me vetëm 0.1% në 2019-s, sipas FMN-së, duke e ulur pritshmërinë me 0.5 pikë përqindje në krahasim me raportin e janarit.

Për Shqipërinë, në krahasim me raportin e tetorit, FMN ka rritur vlerësimin për ekonominë në  2018-n, nga 4 në 4.2%, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për 2019-n.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rritjen më të madhe në 2019-n pritet që ta ketë Kosova, me 4.2%, më pas renditet Shqipëria me 3.7%, Serbia me 3.5%, Bosnja me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3% dhe Mali i Zi me 2.8%.

Për Turqinë, FMN parashikon një rritje negative prej -2.5%, ndërsa nga vendet e Europës Lindore, performancën më të mirë pritet që ta ketë Polonia, me 3.8%.

Në afat të mesëm, FMN nuk është shumë optimiste për zgjerimin ekonomik të vendeve të rajonit. Ekonomia shqiptare nuk pritet të rritet më shumë se 4% deri në vitin 2024, së bashku me atë të Kosovës, ndërsa për shtetet e tjera, shifra do ë variojë midis 2.9 dhe 3.8%.

Sipas institutit shqiptar të statistikave, INSTAT, në vitin 2018, sipas vlerësimeve paraprake, ekonomia e vendit u rrit me 4.06%, duke u përshpejtuar në raport me 3.8% vitin e mëparshëm. Rritja ishte mbi 4% në tre tremujorët e parë, për shkak të performancës së energjisë, që rriti prodhimin e ndikuar nga moti me reshje, ndërsa në të katërtin, kur ishte thatësirë, treguesi u ul ndjeshëm në 3.1%.

Për shkak të mungesës së efektit të energjisë dhe ngadalësimit të investimeve, teksa dy projektet e mëdha gazsjellësit TAP dhe HEC i Devollit janë drejt mbarimit, institucionet ndërkombëtare presin që ekonomia të ngadalësohet në 2019-n.

Projeksionet globale, FMN pesimiste

Një vit më parë aktiviteti ekonomik po përshpejtohej pothuajse në të gjitha rajonet e botës dhe ekonomia globale parashikohej të rritet në 3.9 për qind në 2018 dhe 2019.

Një vit më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar, thekson FMN në raportin e “Pasqyrës Ekonomike Globale” të muajit prill: shkallëzimi i tensioneve tregtare mes SHBA-Kinë, stresi makroekonomik në Argjentinë dhe Turqi, problemet me sektorin e automobilave në Gjermani, politikat më të forta kreditore në Kinë dhe politika e shtrënguara financiare, kanë kontribuar në një zgjerim ndjeshëm më të ulët global, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2018. Me këtë dobësi që pritet të vazhdojë në gjysmën e parë të vitit 2019, FMN parashikon një rënie të ritmeve të rritjes në vitin 2019 për 70 për qind të ekonomisë globale.

Rritja globale, e cila arriti kulmin në afro 4 për qind në 2017, u zbut në 3.6 për qind në 2018 dhe parashikohet të bjerë më tej në 3.3 për qind në 2019.

Megjithëse një zgjerim global prej 3.3 për qind është ende i arsyeshëm, perspektiva për shumë vende është shumë sfiduese, me pasiguri të konsiderueshme në periudhën afatshkurtër, sidomos kur normat e rritjes në ekonomitë e pëparuara po konvergojnë drejt potencialit modest të tyre afatgjatë.

FMN pret një përmirësim të ekonomisë globale në gjysmën e dytë të 2019-s dhe përshpejtim në 3.6% në 2020.

Euro zona

Eurozona u ngadalësua më shumë se sa pritej, thotë FMN, si rrjedhojë e një kombinimi faktorësh (1) dobësimin e besimit të konsumatorit dhe të biznesit; (2) vonesat që lidhen me futjen e standardeve të reja të emetimit të karburantit për automjetet me naftë në Gjermani; (3) pasiguria e politikës fiskale, rritja e diferencave të interesave sovrane dhe ngadalësimi i investimeve në Itali; dhe (4) protestat në rrugë që penguan shitjet me pakicë dhe ndikuan shpenzimet e konsumit në Francë. Rritja e shqetësimeve për një Brexit pa marrëveshje ka të ngjarë gjithashtu të peshojë mbi shpenzimet e investimeve brenda zonës së euros.

Pas një rritje të dukshme në vitin 2017, eksportet e ekonomive të Eurozonës u ngadalësuan ndjeshëm, pjesërisht për shkak të tregtisë së dobët brenda zonës së euros, gjë që përkeqësoi më tej besimin e dobët në të gjithë zonën e monedhës së përbashkët.

Zona Euro pritet të rritet 1.3% në 2019-n, duke e ulur pritshmërinë me 0.3 pikë përqindje, sipas FMN.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI DHE VIPAT/ "Binjakët", shenja që i shkon për "shtat" Eni Çobanit më shumë se kujtdo tjetër (FOTO)
Previous article NGJARJA NË RINAS/ Grabitësi i vrarë ende PA identitet, Morgu i Tiranës mbushet me...

k.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT