• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKOHET LISTA/ PD zgjedh 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. “Përjashtohen” Edit Harxhi dhe Arben Ristani
Home
Politikë

PUBLIKOHET LISTA/ PD zgjedh 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. “Përjashtohen” Edit Harxhi dhe Arben Ristani

18 July, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Është publikuar lista e fituesve. PD ka bërë të ditur 300 anëtarët që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.

Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Të dy ishin kandidatë, ndër të vetmit që kandidonin nga grupimi ‘Për PD-në”.

Kritikët e tjerë të Bashës, Bujar Nishani, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli kalojnë ‘ex officio’ anëtarë të Këshillit Kombëtar, si anëtarë Kryesie apo si deputet.

300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD u zgjodhën nga 5339 delegatë të Kuvendit Kombëtar, në një proces që u zhvillua dje në Pallatin e Kongreseve. Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës/

Sipas Statutit nga 300 emra minimalisht 90 janë gra dhe vaja dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD.

Prej ditës së djeshme, edhe statuti i PD pëson ndryshime. 11 propozimet e Lulzim Bashës u miratuan në bllok pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar. Në fjalën e tij kreu i PD-së bëri thirrje për bashkim ndërkohë që e gjitha fjala e tij ishte e bazuar në mesazhin e asaj që ai e konsideron si masakra elektorale e 25 prillit.

Edhe pse shumica e fjalimeve ishte ‘besnike’ të Bashës, disa prej tyre ishin vërtet kritikë. Zëri më kritik ishte deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku i cili theksoi se PD-ja duhet të ndryshojë, pasi në të kundërtën rrezikon që të mbetet në opozitë edhe për 4 vitet e ardhshme. Edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj mori përgjegjësinë e mosarritjes së rezultatit maksimal në qarkun e tij, por në analizën e tij tha se ka pasur kandidatë që kanë bërë fushatë individuale që ndikuan negativisht. Edhe Fatbardh Kadilli, ish-rival i Bashës në garën për kryetar,  mbajti një fjalë me tone kritikuese.

Një nga kritikët më të ashpër të Bashës, Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte këtë Kuvend Kombëtar, njëjtë edhe Agron Shehaj. Ky i fundit, ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve, por refuzoi të merrte fjalën. Por edhe këtë herë Basha zgjodhi t’i injoronte, duke u larguar më herët nga punimet e Kuvendit Kombëtar duke zgjedhur të mos i dëgjonte disa prej fjalimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUHIA MBËRRIN NË GREQI/ Breshër dhe erëra të forta, shkatërrohen plantacione të tëra me prodhime bujqësore
Previous article "DO IU VRAS"/ I dënuari për dy krime kërcënon familjen nga burgu i Peqinit, zbardhet telefonata me gruan

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’ Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja Aktualitet

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT