Aplikacioni për shkëmbime mesazhesh, audio dhe video biseda, WhatsApp ka përditësuar listën e telefonave të mençur në të cilët nuk do të vazhdojë të funksionojë së shpejti.
Në WhatsApp thonë se nuk planifikojnë të zhvillojnë më tej sistemin për këto sistem operative:
Versionet më të vjetra sesa 2.3.3 Android.
Windos Phone më të vjetër se 8.0
iPhone 3GS/iOS 6
Nokia Symbian S60
Black OS dhe BlackBerry 10
Për sistemet e tjera operative, ju nuk do të jeni në gjendje të hapni llogari, shkruan tg. Megjithatë, ju do të mund të përdorni aplikacionin nëse tashmë e keni të instaluar në:
Nokia S40 do të funksionojë deri më 31 dhjetor 2018
Versionet Android 2.3.7 do të jenë të disponueshëm për përdorim deri më 1 shkurt të vitit 2020
iOS 7 do të funksionojë deri më 1 shkurt të vitit 2020
Nëse aktualisht jeni duke përdorur sisteme tjera operative më të vjetra, WhatsApp ju rekomandon ta përditësoni versionin e tij siç figuron më poshtë:
Android OS 4.0+
iPhone iOS 8+
Windos Phone 8.1+
Mbajeni mend se WhatsApp mund të aktivizohet në vetëm një numër telefoni dhe vetëm në një pajisje.