• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET KOPERTINA E ABETARES SË UNIFIKUAR/ Në Kosovë nis shpërndarja në shkolla! Më 1 shtator mbahet…
Home
Sociale

PUBLIKOHET KOPERTINA E ABETARES SË UNIFIKUAR/ Në Kosovë nis shpërndarja në shkolla! Më 1 shtator mbahet…

27 August, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Sezoni i ri shkollor do t’i gjejë këtë vit shkollat në Shqipëri dhe Kosovë me abetare të unifikuar. Media kosovare RTK ka publikuar për herë të parë kopertinën e abetares që do të shpërndahet këtë vit në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe në Kosovë.

Abetarja e publikuar nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’ është tashmë gati, ajo është shtypur dhe pritet që të jetë në duart e vogëlushëve që do të nisin këtë vit klasën e parë. Shtëpia botuese bën me dije për RTK se në shkollat e Kosovës ka nisur shpërndarja e abetares në disa zona rurale, ndërsa pritet shpërndarja edhe në shkollat e qyteteve gjatë kësaj fundjave.

Gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj ka mësuar se më datë 1 shtator në Kosovë do të mbahet një ceremoni në Kosovë për të bërë publikimin e abetares së re. E pranishme do të jetë edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi me homologen e saj Arbërie Nagavci për të prezantuar në ditën e parë të shkollës këtë abetare.

Shpërndarja e abetares në Kosovë ka nisur më herët për shkak se sezoni shkollor fillon, më datë 1 shtator, ndryshe nga vendi ynë që sezonin shkollor nis më 12 shtator. Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci ka thënë se është punuar më shpejt për abetaren në mënyrë që të ishte gati për nxënësit në Kosovë.

“Ne kemi pasur kujdes, sepse kalendari i fillimit të vitit shkollor nuk është i njëjtë në Kosovë dhe Shqipëri dhe kemi kërkuar që puna të përfundojë me herët, në mënyrë që Abetarja të jetë e gatshme për 1 shtator, kur edhe zyrtarisht fillon mësimi në Kosovë”, tha Pupovci për Radio Kosova.

Abetarja e unifikuar vjen si zbatim i marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të dy vendeve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NJIHNI? Këngëtarja shqiptare publikon videon duke kënduar kur ishte 4 vjeç
Previous article "PROCES I KOMPLIKUAR"/ Artan Lame bën bilancin: Ja sa prona u rivlerësuan. Tirana kryeson në listë, i fundit…

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT