Harta e qyteteve që rrezikohen nga reshjet e shiut. Me të kuqe është niveli 4 dhe maksimumi i rrezikut të rreshjeve. Situata në Tiranë dhe Durrës është në niveli 3.
Emergjencat Civile nga ana e tyre po marrin masa që gjithçka të jetë nën kontroll dhe e normalizuar.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, informohemi paraprakisht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 4 Dhjetor 2017, do jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intesitet mesatar deri dhe me intesitet të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve.
Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman.
Përgatiti: AlpeNews.al



