Mediat e huaja kanë bërë publike foton e 34-vjeçarit, Renato Muhaj, i cili vrau bashkëshorten e tij në banesë, në Florida. Më pas ai rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare, duke tentuar të arratiset.
Renato Muhaj raportohet se është përfshirë në një konflikt me prindërit e tij në Clearwater rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës dhe pasi i ka goditur, i ka marrë telefonat që të mos kërkonin ndihmë.
Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin Morton Plant për trajtim mjekësor
Më pas policia e Clearwater ka kontaktuar me Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e Muhaj.